Librazhd, Balla inspekton luftimin e sëmundjes së pyjeve në pisha

Deputeti  socialist Taulant Balla së bashku me përfaqësues të  Ministrisë së Mjedisit kanë inspektuar nga afër   luftimin e sëmundjes së procesionares  e cila dëmton rëndë pyjet me pisha në Orenjë të rrethit të Librazhdit.Në këtë zonë janë rreth  125 ha që kanë nevojë për pastrimin e këtij insekti dëmtues në pishat e zeza dhe janë të punësuar 120 persona. Kjo sipas Ballës  ka një ndikim jo vetëm në pastrimin e pishave por edhe në jetën social ekonomike të zonave të thella.Ndërsa në  rajonin e Elbasanit janë 1600 ha pyje me pisha  nga këto 780 ha janë në Librazhd. Ky projekt që ka përfshirë katër rajone të Shqipërisë Shkodrën, Dibrën, Elbasanin dhe Korçën.