Dita ndërkombëtare e konsumatorit, në Shqipëri nuk gëzohet minimumi jetik

Konsumatori shqiptar nuk gëzon të drejtat minimale që i takojnë me ligj.Kreu  i shoqatës së konsumatorëve  Islam Cani deklaron se qytetarët duhet të njoftohen 1-2 muaj para se ti pritet energjia elektrike ose uji  i pijshëm  por edhe pas kësaj kohe edhe nëse nuk paguajnë shteti duhet ti garantoj energji sa për një llambë dhe sasinë e ujit që nevojitet për të pirë.Ndër të tjera Cani i bën apel qytetarëve që të kontrollojnë datat e skadencës në ushqime.Konsumatorët shqiptar nuk gëzojnë minimumin jetik.Në ditën ndërkombëtare të konsumatorit kryetari i shoqatës  së konsumatorëve shqiptarë Islam Cani duke iu referuar sektorit energjitik  deklaron se shteti duhet t’i siguroj qytetarëve të paktën një  llambë  të ndezur pavarësisht  se nuk paguajnë energjinë . E njëjata praktikë sipas Canit duhet të zbatohet edhe për ujin e pijshëm.Islam Cani: Tek ne mungon një gjë që është tepër kryesore. Minimumi jetik. Kush nuk paguan ka shkelur ligjin, dhe i ndërpritetet. Pra ndërpritet kjo por i lihet një llambë që ai të shkojë në guzhinë, banjë etj. Për ata persona që nuk paguajnë ujin e pisjshëm i ndërpritet. Por edhe për energjinë edhe për ujin lajmërohet qytetari 1 ose 2 muaj parap.Kreu  i Shoqatës së Konsumatorëve i bën apel qytetarëve që të kontrollojnë datën e skadencës  dhe të mos blejnë asnjë product pa faturë.Islam Cani: Qytetari duhet të vëzhgojë datën e prodhimit, datën e skadimit, sasinë që përcakton etiketa. Nuk duhet të marrë produkt pa faturë sepse nëse nuk merr fature e humbet të drejtën e ankesës.Një tjetër shqetësim që Cani ngriti ishte edhe gjendja në tregje.Islam Cani: Ne kemi pazaret më të dobëta që mund ti ketë ndonëj shtett tjetër. Shiten bulmet, qofte etj..por te ai treg nuk ka një çezmë që të lahen duartDita Ndërkombëtare e Konsumatorit, ka për qëllim  mbrojtjen konsumatorëve ndaj çdo praktike abusive që mund ë verë në rrezik shëndetin e tyre.