Zgjedhjet vendore, LSI merr 15 bashki. Rama negociator me aleatët. Merr Ok e Metës

Duket se për momentin, koalicioni PS dhe LSI është  aq solid sa mund  të tejkalojë edhe simbolin e 1 prillit e njohur si dita e gënjeshtrave. Pas 1 prill 2013 kur Meta i dha lamturiën Berishës për të bërë koalcion me socialistët, në 1 prill të 2015 e majta do të shpallë emrat e kandidatëve me të cilët do të garojë në 21 qershor.Krah më krah garancinë e dhanë kryesocialisti Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta pas 80 minutash negociata ne selinë e PS, që u finalizuan me një marrëveshje që i jep LSI-së 15 bashki për zgjedhjet lokale, por duke i njohur partisë tjetër te drejtën qe të refuzojë kandidaturat nëse i gjykon te papërshtatshme.Edi Rama: "Për bashkitë Berat, Lezhë, Gjirokastër, Kukës, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Bulqizë, Cërrik, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Selenicë e Kolonjë. LSI ka përgjegjësinë të përgatisë propozimet që do të konsultohen me PS dhe anasjelltas PS pasi të përmbyllim edhe formulën përfundimtare të koalicionit, për të cilën unë kam marrë dhe miratimin e bashkëkryetarit të Aleancës, për  të negociuar me forcat e tjera politike  të përgatisim propozimet për t'i vënë në shqyrtim në tryezën e përbashkët ku do kërkojmë konsensusin e LSI-së pasi pavarësisht gjerësisë së koalicionit është një koalicion që ngrihet mbi një bosht strategjik PS- LSIIlir Meta: Ne jemi gjithmonë të prirur nga konsensusi , nuk jemi të prirur nga numrat. Nuk kemi paragjykime për emra, por kemi preferenca për cilësitë e kandidateve dhe të kandidatëve.Emra konkretë, asnjë nga aletatët në qeverisje nuk artikuloi. Por kryesocialisti Edi Rama, shuajiti një kureshtje, duke e lënë të hapur mundësinë që kandidatja e përbashkët e së majtës në Tiranë, të jetë një grua.Edi Rama: Pse jo! Por sidoqoftë kohën e kemi përpara. Objektivi ynë është që brenda muajit mars ne të kemi përfunduar me kandidaturat për t'i dhënë mundësi të gjithë kandidatëve dhe kandidateve që të fillojnë kontaktet e tyre përpara se sa të fillojë fushata e përgjithshmeNuk do të kursehet në aleanca  e majta, duke u përfshrie në negociata edhe me PDIU-në, të cilës Rama i përcolli këtë mesazh:Edi Rama: Ne nuk duam që të justifikohemi përpara asnjë komuniteti se këtë bashkinë e ka partia tjetër dhe partia tjetër ka bërë një zgjedhje për të cilën ne nuk mbajmë përgjegjësi. Jo! Përgjegjësia jonë është e përbashkët.Negociatat u zhvilluan në prani të Kreut të Grupit LSI Petrit Vasilit homolgut të tij socialist Gramoz Ruçi dhe nënkryetarit të grupit Taulant Balla.Pas dekalratës , Rama iu drejtua kafes së PS ndërsa Ilir Meta, i rikthyer për herë të dytë në selinë rozë pas fitores së të majtëve, u pa të dëgjonte shqetësimet  e qytetarëve, që prisnin jashtë PS.Këtë të dielë, ndryshe nga tradita, kreu i socialsitëve Edi Rama, nuk u ndal të bisedonte me ata që e prisnin në seli.Deklarata e plote e Edi Ramës përpara gazetarëve

Zoti Rama, keni pasur një takim me zotin Meta, aleatin tuaj më të madh. Çfarë vendosët?

Kryeministri Rama: Ky ishte një takim për të finalizuar fazën e parë të procesit. Proces që, e kemi nisur prej disa javësh dhe ku kemi konkluduar në parim që në zgjedhjet e 21 qershorit do të paraqitemi me kandidatë të përbashkët. Nuk do të bëjmë një ndarje mekanike të njësive vendore, por do të ecim me një formulë të re, ku çdo njëra nga partitë do të ketë të drejtën e propozimit për një numër njësish dhe reciprokisht edhe të drejtën e votës për të dhënë konsensus për kandidatin apo kandidaten e propozuar nga partia tjetër. Sot kemi dakordësuar këtë ndarje. Pra ndarjen e dakordësisë për të propozuar dhe më pas do të vazhdojmë me shoshitjen e të gjitha kandidaturave, përmes një procesi konsultimesh që secila nga partitë do ta bëj për t'i paraqitur partisë tjetër propozimin më bindës dhe për të marrë prej saj konsensusin.

Konkretisht dua të informoj që kemi përcaktuar praktikisht që të presim propozimet si PS, nga LSI për bashkitë si më poshtë vijon:

Berat, Lezhë, Gjirokastër, Kukës, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Mallakastër, Delvinë, Përrenjas, Selenicë dhe Kolonjë.

Për këto njësi bashkiake LSI ka përgjegjësinë që të përgatisë propozimet që do t'i konsultohen Partisë Socialiste dhe anasjelltas. Partia Socialiste ka përgjegjësinë që pasi të përmbyllim edhe formulën përfundimtare të koalicionit, gjë për të cilën unë kam marrë edhe miratimin e bashkëkryetarit të "Aleancës për Shqipërinë Europiane" për të negociuar me forcat e tjera politike, të përgatisim nga ana jonë propozimet që do t'i vëmë për shqyrtim në tryezën e përbashkët, ku do të kërkojmë konsensusin e LSI. Pasi, pavarësisht gjerësisë së koalicionit, ky është një koalicion që ngrihet mbi një bosht strategjik, që është boshti PS – LSI.

Jeni gatshëm t’i jepni PDIU 5 bashki sa kanë kërkuar?

Kryeministri Rama: Më lejoni që të nënvizoj domosdoshmërinë e kuptimit të drejtë të kësaj fushate dhe të këtyre zgjedhjeve, si zgjedhje që janë të një natyre të veçantë dhe si zgjedhje që në këtë moment kanë një peshë jashtëzakonisht të veçantë dhe sikundër e theksoi edhe Kryetari i Kuvendit, jemi në kushtet kur jemi të sfiduar nga nevoja për jetësimin e një reforme historike e cila praktikisht na vendos përballë domosdoshmërisë së transformimit të qeverisjes vendore, të një reformimi rrënjësor të saj dhe të një reformimi tërësor të shërbimeve ndaj qytetarëve. Për këtë është me një rëndësi të veçantë të theksohet se formula e re që kemi përcaktuar për këtë sfidë nuk është një zgjedhje apo zgjidhje mekanike, por është një zgjedhje dhe zgjidhje që na çon drejt kandidatëve që na çon si një domosdoshmëri për të përfaqësuar komunitetet jo përmes një flamuri partiak, po përmes cilësish të besueshme dhe përmes një konsensusi që padyshim e ka bazën mes mirëkuptimit mes forcave politike. Por, forcat politike do ta kërkojnë duke kërkuar sa më shumë konsensus të qytetarëve.

Së dyti, për ne kjo është një fushatë dhe këto janë zgjedhje për qytetarët dhe për shërbimet ndaj qytetarëve. Çka do të thotë se ka një peshë të veçantë në këtë proces edhe garantimi i një hapi tjetër të rëndësishëm përpara, në funksion të barazisë gjinore. Padyshim që kemi si asnjëherë tjetër më parë synimin që të kemi sa më shumë gra dhe vajza kandidate, ndërkohë që jemi marrë vesh plotësisht bazuar edhe në të dyja programet të të dyja partive, që në këtë pikë përputhen 100%, që në këshillat bashkiakë ne do të kemi një përfaqësim 50% burra dhe djem dhe 50% gra dhe vajza. Pasi ne besojmë që nga Tropoja deri në Konispol vajzat dhe gratë kanë të drejtë të përfaqësohen në mënyrë të barabartë, kanë të gjitha mundësitë të kenë mundësi përfaqësimi pas një epoke ku janë diskriminuar në mënyrë shumë të ndjeshme për shkaqe që dihen për shkak të një regjimi të mëparshëm dhe për shkak të ndarjes së mëparshme administrative që në shumë pjesë të vendit impononte një patriarkalizëm absurd.

Për sa i përket marrëveshjes me partitë e tjera, ne kemi hapur diskutimet me të gjitha partitë e tjera përveç PD-së kuptohet, dhe atyre satelitëve ballisto-republikanë që janë përfundimisht të ndarë nga rruga e historisë së re të këtij vendi dhe do të shikojmë hap pas hapi me të njëjtën logjikë. Pra, ne do të nisemi edhe në raportin me partitë e tjera nga kandidatët dhe kandidatet dhe nga konsensusi në funksion të dhënies së mundësisë më të mirë për qytetarët. Ne nuk duam që të justifikohemi përpara asnjë komuniteti se këtë bashkinë e ka partia tjetër dhe partia tjetër ka bërë një zgjedhje për të cilën ne nuk mbajmë përgjegjësi. Jo! Përgjegjësia jonë është e përbashkët.

Zoti Rama a do t'i besohet një gruaje Bashkia e Tiranës?

Kryeministri Rama: Pse jo! Por sidoqoftë kohën e kemi përpara. Objektivi ynë është që brenda muajit mars ne të kemi përfunduar me kandidaturat për t’i dhënë mundësi të gjithë kandidatëve dhe kandidateve që të fillojnë kontaktet e tyre përpara se sa të fillojë fushata e përgjithshme që përfshin pastaj edhe nivelin e lartë politik dhe për të shfrytëzuar kohën në mënyrë që këto bashki që sot janë territorialisht shumë më të mëdha të jenë territore ku kandidatët dhe kandidatet të kenë mundësi të prezantohen komunë më komunë dhe fshat më fshat.

A keni ftuar në negocime edhe Gjinushin me Milon?

Kryeministri Rama: Ne jemi në bisedime me të gjithë dhe sigurisht të gjithë kanë hapësirën për të kontribuuar në këtë proces pa kthim, që është procesi i modernizimit të pushtetit vendor.

Deklarata e plotë e Ilir Metës përpara gazetarëve

Dua të shpreh kënaqësinë për bashkëpunimin mjaft konstruktiv që kemi pasur gjer më tani dhe që do të vazhdojë të jetë akoma edhe më konstruktiv deri në 21 qershor, ditën e zgjedhjeve vendore sepse shqetësimi ynë i përbashkët dhe mjaft parimor është që kjo reformë madhore, historike që ka ndodhur në vendin tonë gjatë kësaj periudhe që qeveris kjo Aleancë për Shqipërinë Evropiane, pra që reforma administrative-territoriale, të kurorëzohet me sukses përmes zgjedhjes së administratorëve më të mirë dhe më të shquar të cilët për herë të parë do të kenë mundësi të drejtojnë këto njësi të reja, mjaft domethënëse. Në këtë drejtim, prioriteti ynë ka qenë dhe mbetet përzgjedhja e kandidatëve më të mirë, jo vetëm me një konsensus brenda koalicionit sa më të gjerë.Por në mënyrë të veçantë me një konsensus sa më të gjerë me komunitetet që do të drejtohen prej tyre, pasi e theksoj që ka qenë dhe mbetet një reformë historike, e domosdoshme, një reformë madhore që vetëm përmes përzgjedhjes dhe zgjedhjes së kryetarëve më të mirë, më të aftë, më të përkushtuar ndaj komunitetit në 21 qershor do të bëjë të mundur që të japë menjëherë impaktet e saj sa më pozitive në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe komuniteteve në të gjithë vendin. Sikurse u theksua edhe këtu nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit, z. Edi Rama, kandidatët janë dhe do të jenë të përbashkët. Do të përzgjidhen me konsensus dhe natyrisht që çdo forcë politike duhet të shfrytëzojë të drejtën e propozimit për të sjellë emra sa më përfaqësues, ku natyrisht do të përpiqemi që të jemi sa më të vëmendshëm edhe për të përmirësuar raportin e përfaqësimit gjinor edhe në këtë drejtim për të sjellë sa më shumë gra dhe vajza përfaqësuese në drejtimin e bashkive të ardhshme, duke përzgjedhur sa më shumë të jetë e mundur prej tyre kandidate apo edhe në këshillat e ardhshëm bashkiakë të cilat tashmë vërtet marrin një peshë reale dhe e meritojnë plotësisht fjalën “Parlamente lokale”.Ju kënaqin 50 bashkitë z. Meta? Do të donit më shumë? Pyetja e dytë, a do të keni mundësi që të ktheni pas ndonjë emër që ndoshta nuk do të jetë brenda pritshmërive tuaja por do të propozohet nga PS?Ne jemi gjithmonë të prirur nga konsensusi , nuk jemi të prirur nga numrat. Nuk kemi paragjykime për emra, por kemi preferenca për cilësitë e kandidateve dhe të kandidatëve.A përjashtohen ministrat nga kandidimi për zgjedhjet vendore? A do të ketë largim të PBDNJ nëse afrohet PDIU-ja?Besoj se deri në datën 1 prill do të merret vesh lista e plotë e të gjithë emrave që do të garojnë për 61 bashkitë e Shqipërisë. Të paktën deri 1 prill, sepse Kryetari Rama tha deri në fund të marsit. Kështu që prilli do të fillojë me emra tërësisht të identifikuar qartë para opinionit publik.