Dita e Verës në Tiranë, mundësi e mirë për argëtimin e qytetarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2015, 21:10
Për qytetarët e Tiranës Dita e Verës ishte thjesht një festë. Një mundësi e mirë për tu argëtuar përgjatë bulevardit të Tiranës. Diku muzikë, ushqime apo panair.Në një pjesë tjetër të kryeqytetit mundësi argëtimi edhe për fëmijët.Është një ditë tashmë e kthyer në festë kombëtare dhe qytetarët nuk i kursejnë urimet.Kur jehona e festës nisi të bjerë, festuesit u dyndën në Kodrat e Liqenit për të konsumuar drekën e blerë në bulevard.E normalisht në një dyndje të tillë, pasojat i merr si kusur natyra që në fakt Ditën e Verës e ka festën e saj.