Kurbin, kulloti lopën në tokën e fqinjit, vritet me kallashnikov 20-vjeçari
Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri, pasi bagëtitë e tij kishin hyrë duke kullotur në pronën e fqinit të tij.Burime nga policia Kurbinit kanë bërë të ditur se viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Edmir Hasneziraj 20-vjeç, ndërsa autor i dyshuar është shtetasi Deli Alkurtja 50-vjeç.Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 15:30 të së shtunës, në një zonë të pyllëzuar në fashtin Vernac të Kurbinit.Policia ka bërë të ditur se autori i ngjarjes kishte debatuar fillimisht me babain e viktimes, pasi lopa e tij kishte hyrë duke kullotur ne tokën e 50-vjeçarit i cili ishte larguar prej vitesh nga vendlindja dhe jetonte ne fshatin Nikël të Krujës.Gjatë kësaj fundjave kur ka shkuar për vizitë te vendlindja e tij dhe ka gjetur ish-fqinjin duke kullotur bagëtitë në pronën e tij.Kjo ka mjaftuar që ai të debatojë ashpër me ish-fqinjin e tij. Në këtë moment pasi ka parë të atin duke debatuar me 50-vjeçarin Deli Alkurtja, në konflikt është përfshirë edhe 20-vjeçari Edmir Hasneziraj, i cili ka debatuar ashpër me autorin e ngjarjes.Kjo duket se nuk është pranuar nga ky i fundit i cili është larguar nga aty, duke u kthyer 10 minuta më vonë i armatosur.Në këtë moment ai ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 20-vjeçarit, duke e lënë atë të vdekur në vend.Mbi trupin e viktimës janë zbrazur 20 plumba automatiku, të cilët e kanë kapur atë në pjesën e gjoksit dhe të kokës.Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë e Kurbinit në lidhje me ngjarjen, por distanca e largët e fshatit me qytetin e Laçit dhe terreni i thyer malor ka bërë që policia të mbërrijë 2 orë me vonesë.Grupi hetimor i cili është ngritur për këtë ngjarje menjëherë ka nisur hetimet, ndërsa forca të shumta policie janë angazhuar për të bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes i cili dyshohet se është fshehur në zonën aty pranë.Nga veprimet e deritanishme është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 20 gëzhoja automatiku si provë materiale, ndërsa në polici janë shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.Viktima ishte larguar nga fshati Vërnac prej 15 vitësh për një jetë më të mirë në Nikël të Krujes, por në këtë zonë ai kishte shtëpinë dhe pronat e tij ku shkonte çdo fundjave duke punuar në bujqësi.Viktima dhe autori kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin, ndërsa mes tyre është bërë e ditur se asnjeherë nuk ka patur konflikte.