Lezha, i vetmi qytet në vend ku zbatohet projekti i diferencimit të mbetjeve

Diferencimi i mbetjeve vazhdon të zbatohet prej 6 vitesh në Bashkinë e Lezhës. Sipas kreut të Bashkisë, biznesi është ai më i rregullti në diferencimin e mbetjeve. Sipas Tushës, Lezha është model për projektin e mbetjeve të diferencuara, për disa simotra në Ballkan, në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.Në Lezhë, prej 6 vitesh vazhdon të implementohet projekti pilot i diferencimit të mbetjeve, që më pas vijon me proçesin e riciklimit, duke dhënë impakt në në mjedis, turizëm dhe ekonomi.Kreu i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, shpjegon se nuk ka qenë një proçes i lehtë.Tushaj thotë se janë bizneset ata më të rregulltit për diferencimin e mbetjeve, ndërsa shton se qytetarët kryesisht stimulohen për ta zbatuar projektin.Lezha ka qenë qyteti i parë që ka aplikuar mbledhjen e mbeturinave në mënyrë të diferencuar, ndërsa prej 3 vitesh në këtë qytet është hapur edhe qendra e riciklimit.I njëjti projekt është aplikuar edhe në Fier vite më parë, por dështoi në zbatim.