Berat, zbret nga autobusi i shkollës e përplas automjeti, plagoset rëndë
Aksidentohet një fëmijë 8-vjeç në Berat. Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme në fshatin Palikësht.Mësohet se i mituri me iniciale P.M sapo kishte zbritur nga autobusi i shkollës kur është përplasur nga mjeti tip “Mitsubishi” me targa AA 463 BK, drejtuar nga shtetasi F.Mema.Përplasja ka qenë e fortë dhe fëmija mësohet se është në gjendje kritike për jetën.Pas ndihmës së parë të dhënë në spitalin rajonal, ai është nisur drejt spitalit ushtarak të Tiranës me helikopter për mjekim të specializuar.Policia ka shoqeruar ne Komisariat drejtuesin e mjetit ku po merret ne pyetje per zbardhjen e plote te ngjarjes.[caption id="attachment_478902" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Helikopteri me të cilin është transportuar 8 vjeçarja drejt Tiranës[/caption] 