Ishte dënuar 6 vjet burg për trafik droge, ekstradohet nga Italia

Ekstradohet nga Italia një 26-vjeçar nga Elbasani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim të lëndëve narkotike.Në 2011, Kreshnik Daci, ishte dënuar në mungesë me 6 vite burg nga gjykata e Elbasanit.“Me Vendim Nr. 425, datë 18.07.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë”.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën , në Itali u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Kreshnik Daci, iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.Operacioni për arrestimin e Dacit në 2010Gjatë operacionit te koduar “Shtegtari i natës” zhvilluar më datën 31.08.2010 ku polica dispononte informacion se shtetasi Kreshnik Daci do shiste drogë të llojit Cannabis Sattiva, ky shtetas është mbajtur në vëzhgim nga shërbimet e policisë.Kreshnik Daci pasi ka zbuluar se po ndiqej nga Policia ka hedhur në tokë një qese me lëndë bimore të llojit "Canabis sativa" dhe është larguar duke përfituar nga errësira.Sipas bluve, ky shtetas po në vitin 2010, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë dyshohet se kanë kryer vjedhjen e një lokali.