Marrëveshja, Tsipras takime në Bruksel me Junker dhe Shulc

Çështja e Greqisë i takon të gjithë kontinentit dhe Eurozona duhet t'i dërgojë Greqisë një mesazh solidariteti, pasi Athina është e gatshme të mbajë premtimet e saj në këmbim të më shumë huave.Edhe gjatë vizitës në Bruksel, ku takoi Presidentin e Komisionit Europian, Zhan Klod-Junker dhe atë të Parlamentit Europian, Martin Shulc, kryeministri grek ka rikonfirmuar qendrimin e një dite më parë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Organizatën Ekonomike për Bashkëpunim dhe Zhvillim."Besoj se nuk ekziston problemi grek, por problemi europian dhe duke qenë se ne jemi proeuropianë dhe duam të kemi të ardhme të përbashkët, besoj se do t'i zgjidhim mosmarrëveshjet".Por pavarësisht mesazheve pozitive, kryekomisioneri Junker e shprehu hapur rezervat e tij për faktin se bisedimet mes Athinës dhe kreditorëve kanë ecur me ritme mjaft të ngadalta që prej arritjes së marrëveshjes për shtyrjen në parim të programit të shpëtimit muajin e kaluar."Nuk jam i kënaqur me zhvillimet në javët e fundit. Nuk mendoj se kemi përparuar sa duhet. Kam ndërmend t'i parashtroj disa propozime mikut tim Aleksis dhe do të shohim… Por e përjashtoj kategorikisht dështimin. Nuk është koha për t'u ndarë, por për t'u bashkuar".Të premten, Banka Qendrore Greke konfirmoi se do të paguante këstin e huasë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar prej 340 miliardë eurosh, pjesa e dytë e tre pagesave të këtij muaji, që në total kapin vlerën e 1.5 miliardë eurove.Pavarësisht dyshimeve se ndihma e vazhdueshme ndaj qeverisë së re të Syriza-s që pretendon të ndërpresë disa nga masat shtrënguese, Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble, thotë se ky nuk është një rast i pashpresë, pasi shifrat e ekonomisë helene e tregojnë këtë.