Rikthehet droni, do vëzhgojë dhe monitorojë sitet arkeologjike

Nuk dihet nëse ka marrë shkas nga droni i ngritur në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri i cili tashmë ka hyrë në histori, por këtë herë droni rikthehet me një rol tjetër që është vëzhgimi i siteve arkeologjike dhe monitorimi i tyre.Vetë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi se tashmë teknologjia do të ndikojë në ruajtjen e tokës nga dëmtimet e mundshme.Roberto Perna, është një nga iniciuesit e projektit i cili thekson se falë përdorimit të teknologjisë tashmë ruajtja e tokës është më e thjeshtë.“Titulli i workshop-it është disi ngacmues pasi tashmë e njohim historinë e tij, por kete here vjen me nje rol te vecantë që është fotografimi i siteve arkeolojike, gje e cila nuk është realizuar më parë.Kjo është një mënyrë e mirë për të eksozuar këto site dhe për të ruajtuar token”.Uorkshopi u organizua nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin Macerata dhe Muzeun Historik Kombëtar.