Dëmtohet “Kolonada”, dhe pse ishte lançuar projekti “Miku i Monumentit”

Edhe pse në muajin prill të vitit të kaluar Ministria e Kulturës ka lançuar projektin “Miku i Monumentit”, sërish qytetarët e Tiranës nuk kanë arritur ta zbatojnë atë duke u shndërruar kështu në “armiq” të objekteve kulturore.Pjesa e njohur si “Kolonadës” e ndodhur në sheshin “Nënë Tereza” , ndërmjet institucioneve të Rektoratit dhe Institutit të Arkeologjisë në kryeqytet, e cila ka vetëm disa muaj që është restauruar sërish ka rënë pre e dëmtimeve.Falë konstatimeve të bëra nga “Qendra e Politikave Rinore”, Ministria e Kulturës ka nisur pastrimin e tyre.Për kordinatorin e “Qendrës së Politikave Rinore” së shpejti nis edhe prezantimi i projektit “Miku i Monumentit” në shkollat e Tiranës për të sensibilizuar kështu të rinjtë që të mos dëmtojnë objektet kulturore.Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka premtuar ndëshkime për ata që do të dëmtojnë sërish objektet kulturore.