Ligji i dosjeve, ish-të përndjekurit e Shoqëria Civile kërkojnë lustracion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2015, 20:09
Shoqata e ish-të përndjekurve politikë dhe Shoqëria Civile, kanë kërkuar që ligjet që po diskutohen në parlament të mos jenë thjesht për hapjen e dosjeve të komunizmit, por të shoqërohen me një lustracion të thellë.Kërkesa është bërë zyrtarisht në nënkomisionin parlamentar për të drejtat e njeriut.Deputeti socicialist, Armando Subashi, tha se ligji i iniciauar nga Shoqëria Civile është pothuajse i njëjtë me atë të 2008 dhe mund të atakohet në Gjykatën Kushtetuese.Por, Elsa Ballauri, si iniciatore e këtij projekligji tha se për një nismë kaq të rëndësishme ndryshimet në Kushtetutë nuk mund të përbëjnë problem.Ndryshimeve në Kushtetutë për hapjen e dosjeve të komunizmit dhe lustracionit u rreshtohet edhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.