“Me syrin e një klouni”, shfaqja këtë javë në Teatrin Eksperimental

“Me syrin e një klouni” është shfaqja që vjen këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.Një vepër e cila ngjet në skenë një artist, e në këtë rast një kloun antikonformist, që kritikon kishën, drejtuesit që dikur i shërbenin nazizmit, e me të njëjtin zell shtetit të ri.Në kritikat e tij futet edhe familja, pushteti, hipokrizia dhe gjithçka e bërë në emër të ‘tokës së shenjtë gjermane’.Ema Andrea në rolin e protagonists, thekson se pikërisht ky është edhe mesazhi që pjesa përcjell.Ema Andrea rrëfen se falë interpretimit të tij, klouni artist arrin që edhe publikun në sallë ta bëjë protagonist, duke bërë që në fund të shfaqes ata të largohen me hije dyshimi."Me syrin e nje kllouni" e përshtatur me romanin e Henrich Boll dhe e dramatizuar nga Ardian Klosi ngjit në skenë Ema Andrean dhe Neritan Liçaj në datat 14 dhe 15 mars në orën 19:00.