Zgjedhjet vendore, PDIU: Në koalicion me atë që na ofron 5 Bashki
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka mandatuar kryetarin Shpëtim Idrizi për të nisur negociatat për koalicion në zgjedhjet e 21 qershorit.Por që në deklaratën e parë, Shpëtim Idrizi ka bërë të qartë se PDIU nuk do të pranojë të jetë shtojcë e asnjë force politike, pasi gjithnjë ka qenë forcë solide."Per muaj me rradhe na kane perfolur si te deshiruar per tu bashkuar me koalicionin qeverises. Por askush nuk e ka marre mundimin te kuptoje se ne nuk jemi parti e ruajtjes se ekulibrave te politikes shprese-vrasese. Kemi vendosur të jemi vegjetarian ne aleancat paszgjedhore".Por më i qartë në kërkesat e PDIU-së është shprehur deputeti Tahir Muhedini.“Ne nuk jemi një parti as e majtë dhe as e djathtë, për arsye se ky është program ynë dhe ka dhe një kauzë shumë të rëndësishme që po lufton me të gjithë forcat, gjithë mjetet demokratike deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame. Çamërinë e duan dhe majtët dhe të djathtët. Shpëtim Idrizi e tha publikisht dhe ne po e themi publikisht, e mori mandatin për negociata me PD dhe me PS, jemi të hapur për interesat e programit tonë, për Bashkitë që kërkojmë ne.Ne kërkojmë 5 qarqe. Tani me negociatat që do të bëjë kryetari i partisë, ndoshta problemet që i kemi ne dhe interesat e programit tonë i plotëson PD, nuk kemi pse lëvizim nga PD. Nëse i plotëson PS interesat e programit tonë ne negociojmë me PS, nuk ka asnjë problem. Deri në këto momente ne jemi të hapur me çdo forcë politike për të arritur qëllimet e programit tonë”.Deklaratat u bënë gjatë Këshillit Kombëtar të PDIU, për të vendosur se përkrah kujt do të garojë kjo parti në zgjedhjet e 21 qershorit.