Pajisja me patenta, Haxhinasto: Pikëzimi gati në fund të marsit

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, deklaroi se në fund të marsit do të jetë gati pikëzimi i patentës. Haxhinasto tha se sistemi i ri mundëson dhënien e patentës në 15 minuta nga 15 ditë që ka qenë më parë, si dhe lufton përpjekjet për falsifikim.Tiranë- Nëse më parë për të rinovuar një patentë do të duheshin dy javë, duke filluar nga sot nevojiten vetëm 5 minuta.Lajmin e bëri të ditur Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë një vizitë pune pranë zyrave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Kashar.“Me sistemin e ri të vendosur koha e rinovimit të patentave ka ndryshuar nga 2 javë në vetëm 15 minuta. Duhet të theksojmë se kosto e këtij shërbimi nuk ka ndryshuar dhe do të ngelet e njëjtë”.Ministri Haxhinasto njoftoi gjithashtu se pjesë e proceseve të reja do të bëhet edhe proçedura e testimit, ku kandidatët do të regjistrohen në kohë reale.Kjo sipas Ministrit, do të shmangë edhe lejet abuzive të drejtimit nga persona që nuk paraqiten në provim.“Kemi përmirësim të mënyrës se regjistrimit së kandidatëve nëpërmjet paraqitjes së menjëhershme në kohë reale të fotografive të gjithëseicilit dhe të firmës dhe të shenjave të gishtave ne formularin e testimit.Kështu do të arrijmë të luftojmë falsifikimet e mundshme por më shumë i shërbejmë sigurisë së qytetarëve. Drejtuesit e ardhshëm të automjeteve të motivohen më shumë,ta konsiderojnë proçesin e testimit teorik si një shërbim që i bëjnë vetes së tyre, një shërbim që i bëjnë jetës”.Përsa i përket sistemit të patentës me pikë, Ministri u shpreh se kjo do të bëhet e pranueshme në fund të muajit mars.