Beqaj: 415 qendra shëndetësore po bëhen gati për kontrollin bazë

Ka përfunduar rikonstruksioni i qëndrës shëndetësore në Rrogozhinë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se vijon puna në të gjithë kantierin e shëndetësisë. Përveç qëndrës shëndetësore në Rrogozhinë, edhe 415 qëndrat e tjera shëndetësore do të vijojnë me investime për të qenë gati në realizimin e kontrollit bazë të popullatës.Qëndra shëndetësore në Rrogozhinë është përfunduar së rikonstruktuari. Në të do të kenë mundësi 50 mijë qytetarët të marrin shërbimet shendetësore, pasi kjo qendër u kompletua me paisjet laboratorike dhe diagnostikuese.Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Amabasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidajet Bajraktar panë nga afër përfundimin e punimeve.Ministri Beqaj, tha se me ndarjen e re territorialo-administrative do të realizohen edhe më shumë projekte të përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend.“Rikonstruksioni i plotë i kësaj qendre shëndetësore, e cila do të shoqërohet edhe me mbështetjen tonë me pajisje kryesisht diagnostikuese, laboratorike dhe imazherike, sepse edhe me reformimin territorial-administrativ merr një rëndësi më të madhe, jo vetëm në funksion të shërbimit parësor, por edhe në një shërbim 24 orësh që do të duhet të ofrohet këtu”.Përveç kësaj qëndre edhe 415 të tilla në të gjithë Shqipërinë, po bëhen gati të jetë pjesë e zbatimit të Programit të Kontrollit Bazë pa pagesë 40-65 vjeç.Ministri Beqaj siguroi punonjësit e saj se "bashkë me investimet e nevojshme do të vazhdojmë edhe programet për të rritur edhe cilësinë e mjekëve dhe infermierëve ".