Bashkia akuza Qeverisë, Bozdo: Rama ka bllokuar 39 projekte
Bashkia e Tiranës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar 39 projekte të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës. Duke renditur rrugët që kanë mbetur pa rikonstruksion, po ashtu lagjet pa kualifikim urban e shkolla të pa ndërtuara, nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, tha se Rama është në panik se ka ardhur ora të përballet me qytetarët.Tiranë- Zgjedhjet lokale afrojnë dhe Bashkia e Tiranës akuzon Qeverinë se ka bllokuar çdo qindarkë për të bërë investime në qytet.Nënkryetari, Enno Bozdo, tha se këtë vit Edi Rama ka urdhëruar Thesarin të kthejë pas 39 projekte që lidhen me rikualifikim urban, rindërtim rrugësh, rikonstruksion dhe rindërtim shkollash, kopshtesh dhe çerdhesh.“Kryeministri Edi Rama vazhdon politikën e bllokimit të investimeve ndaj qytetarëve të Tiranës. Përveç projekteve strategjike, Edi Rama ka urdhëruar edhe bllokimin e investimeve në rrugë, blloqe banimi, shkolla, kopshte dhe çerdhe.Pasi bllokoi çdo investim në vitin 2014 përmes bllokimit të buxhetit i cili u zhbllokua me vendim gjykate, këtë vit Edi Rama ka urdhëruar Thesarin të kthejë pas 39 projekte që lidhen me rikualifikim urban, rindërtim rrugësh, rikonstruksion dhe rindërtim shkollash, kopshtesh dhe çerdhesh.Këto investime do të përmirësonin rrënjësisht cilësinë e jetës së mijëra banorëve të kryeqytetit, një pjesë e të cilëve prej 20 vitesh nuk kanë parë investime në zonat e tyre si dhe do të mundësohej hapja e 2297 vendeve të reja pune”.Bozdo tha gjithashtu se ora e përballjes së Kryeministrit me qytetarët po vjen dhe dhe kjo e ka vënë në panik Shefin e Qeverisë, që sipas Bashkisë po urdhëron edhe Komisariatet që të shoqërojnë me çdo kusht punonjës të Bashkisë, të cilët krasisin pemët apo bëjnë punime në rrugë.