Veliaj jep këstin e katërt për ish-të përndjekurit, disa paralajmëruan grevë

Ndahet kësti i katërt për ish-të përndjekurit dhe ish-të burgosurit politik. Janë 1200 përfitues që morën akt-mandatet për të marrë paratë e dëmshpërblimit. Ish-të përndjekurit kërkuan nga banka lehtësim të proçedurave për të tërhequr paratë, ndërsa ministri Erjon Veliaj tha se me hapjen e dosjeve do të zbulojmë të vërtetën. Por jashtë Ministrisë një grup ish-të përndjekurish politik paralajmëruan grevë urie.Tiranë- Për 1200 ish-të përndjekur dhe ish-të burgosur politikë u dha kësti i katërt i dëmshpërblimit.Reshat Silja është një ish i përndjekur nga qytetit i Elbasanit. Pasi mori akt-mandatin për të tërhequr paratë, ai kërkoi që bankat të lehtësojnë proçedurat për tërheqjen e parave.Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se më hapjen e dosjeve do të zbulohet e vërteta.“Ka shumë njerëz që thonë se dosjet nuk duhet të hapen sepse nuk ekzistojnë. E vërteta është se aty gjenden mbi 90 për qind e materialit arkivor gati për t’u hapur. Ndaj besoj se ky duhet të jetë një vit historik”.Ndërsa brenda Ministrisë po ndaheshin këstet e dëmshpërblimeve, një përfaqësi ish-të përndjekurish paralajmëruan grevë urie.“Këta gënjejnë, mashtrojnë. Ne do të fillojmë një grevë tjetër, po grevistët. Në grevën tjetër na vinin me tufë me lule, tani do të na vinë me arkivol në grevën që do të bëjmë” tha njëri nga ish-të përndjekurit.Ora News pyeti Ministrinë e Mirëqënies Sociale për këtë qëndrim dhe burimet zyrtare thanë se këta perosona i kanë dorëzuar dokumentacionet me vonesë dhe jashtë çdo afati, prandaj me këtë ligj të 2009-ës mbeten jashtë skemës.