Kapen 25 klandestinë në Fier, udhëtonin me furgon mallrash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2015, 09:00
Fier- 25 klandestinë afrikanë janë kapur nga policia e Fierit, pak pas mesnate në unazën e qytetit.Emigrantët sirianë dhe nga Kongo, Mali dhe Senegali udhëtonin me një furgon mallrash të mbyllur me targe ER 0890 A.Zbulimi i klandestinëve u bë pas një kontrolli të mjetit në lagjen “18 shkurti” në Fier, ku u zbuluan 25 afrikanët që kishin udhëtuar nga Greqia në Shqipëri.Blutë e Fierit arrestuan drejtuesin e furgonit, një 30 vjeçar nga Tirana me iniciale E.Z, i cili akuzohet për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit.Klandestinët kishin destinacion final vendet e BE-së.[caption id="attachment_478443" align="alignnone" width="640"]
(Në foto: furgoni i mallrave me te cilin udhetonin 25 klandestinet)[/caption]