Ku është Putin?
Zëdhënësi i Vladimir Putin ka mohuar lajmin e raportuar nga tabloidi zviceran Blick se ai ishte zhdukur nga qarkullimi për disa ditë pasi Alina Kabajeva, një ish gjimnaste që pretendohet të jetë e dashura e tij, kishte sjellë në jetë një vajzë të çiftit."Zërat që Vladmir Putin është bërë baba janë të pavërteta", tha Dimitri Peskov për "Fobres Russia". "Kam ndërmend që të mbledh sponsorë për të organizuar kampionatin e mashtrimit më të madh gazetaresk".Spekulimet për shëndetin e Putinit dhe madje edhe për një grusht shteti që po përgatitej kundër tij u shtuan së tepërmi pas anulimit të një vizite në Kazakistan, dhe lajmi i botuar nga Blick u përhap me shpejtësi në internet.Të premten, e 13 marsit, televizioni shtetëror rus transmetoi pamje të një takimi që supozohej të kishte ndodhur po sot mes Putinit dhe kreut të Gjykatës Supreme, Viaçeslav Lebedev, por që asnjë nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve nuk ka mundur ta konfirmojë nëse ka ndodhur vërtet. /oranews.tv/