Shkelën ujërat shqiptare, Italia kërkon lirimin e peshkatarëve italianë
Po procedohen në gjendje të lirë 4 peshkatarët puliezë të ndaluar tre ditë më parë në ujërat shqiptare.Tre shtetasit italianë akuzohen për gjueti të paligjshme dhe shkelje të ujërave territoriale.Peshkarexha e sekuestruar "Cobra III" do të qendrojë në portin e Vlorës derisa të shprehen organet e drejtësisë për akuzat.Ndërkohë në Itali, që nga Guvernatori i Pulias, Nichi Vendola, deri te deputetët e Forza Italia, kanë bërë një apel bipartizan drejtuar qeverisë italiane, që të nisë negociatat me fqinjët shqiptarë për rikthimin e 4 peshkatarëve në Mola të Barit.“Duam të ndërhyhet shpejt, duke marrë parasysh dhe marrëdhëniet e mira Itali-Shqipëri, problemi besoj do të zgjidhet kollaj dhe shpejt”, përfundojnë parlamentarët puliezë.[caption id="attachment_478429" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Peshkarexha italiane[/caption]