Tiranë, 31-vjeçari nga Elbasani gjendet i mbytur te Liqeni Artificial

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e sotme te Liqeni Artificial në Tiranë. Viktima është identifikuar nga policia si 31-vjeçari Ervis Saraçi nga qyteti i Elbasanit.Trupi i pajetë u pikas nga kalimtarë të rastit teksa kishte dalë në sipërfaqe të liqenit. Ndërkaq kanë polumbarët e RENEA-s, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e kufomës  nga uji rreth orës 16:00 të pasdites.Tek Liqeni Artificial u drejtuan edhe familjarë të Enver Stafukës, i cili vazhdon të figurojë si i zhdukur, por pas identifikimit të trupit të pajetë nga policia ata u larguan nga vendngjarja.Ende nuk dihet nëse viktima është mbytur apo e kanë mbytur, ndërsa është transportuar drejt morgut ku do ti nënshtrohet dhe ekspertizës mjeko-ligjore.Paraprakisht policia bën me dije se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune.[caption id="attachment_478504" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Polumbarët duke nxjerrë trupin e pajetë nga liqeni artificial Në foto: Polumbarët duke nxjerrë trupin e pajetë nga liqeni artificial[/caption]