Vajza e Nemtsov: Putin vrau babain tim

Vajza e liderit të vrarë të opozitës ruse Boris Nemtsov deklaron se Vladimir Putin duhet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e babait të saj. Në një intervitë për BBC, Zhanna Nemtsova tha se vrasja ishte e motivuar politikisht, duke qëndruar kështu në të njëjtën linjë me aleatët e babait të saj."Ai ishte kritiku më i ashpër i Putin,  ishte udhëheqësi më i fuqishëm i opozitës së Rusisë," tha ajo, duke shtuar se vdekja e Nemtsov ishte njëlloj si prerje koke për opozitën, e cila tashmë është shumë e frikësuar."Duke folur për momentin ku  mësoi për vdekjen e 55 vjecarit, ajo u shpreh se nuk mund ta besonte dhe ende nuk e beson se babai i saj nuk jeton më.30 vjecarja Nemtsova, e cila është  analiste e tregut të aksioneve, por edhe një prezantuese në një kanal televiziv ekonomik në Moskë, tha se nuk është kontaktuar nga hetuesit rusë, pasi sipas asaj ata nuk janë të interesuar për një hetim të pavarur. Hetuesit ende nuk kanë publikuar motivin për vrasjen e kreut të opozitës ruse, teksa janë arrestuar tre persona:  Zaur Dadajev, Anzor dhe  Shagid Gubashev.Dje ata mohuan vrasjen, duke deklaruar se kishin pranuar krimin nën presionin e dhunës. Nemtsov, ish zëvendës kryeministër u qëllua për vdekje më 27 shkurt, teksa po ecte në këmbë pranë urëes së  Kremlinit së bashku me të dahsurën e tij.Presidenti Putin ka dënuar vrasjen dhe është zotuar se do të kapë dhe ndëshkojë vrasësit.