Vasili: Demokratët bojkotuan mitingun e aleancës me mashtrimin
Protestë të detyruar e ka cilësuar manifestimin e sotëm të opozitës, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.Sipas tij, demokratët e ndershëm bojkotuan masivisht mitingun e aleancës me mashtrimin dhe manipulimin.Petrit Vasili: "Demokratët e ndershëm, të cilët bojkotuan masivisht mitingun e aleancës me mashtrimin dhe manipulimin dhe duke i bërë thirrje ndërgjegjes së tyre të shëndoshë qytetare, i qëndruan larg dhe e përbuzën këtë miting. Kjo pjesëmarrje e detyruar është e mirëkuptuar për hallin e imponimit që i është bërë atyre”.Kritikat Vasili nuk i ka kursyer edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.“Përsa i takon Doktorit, zoti Meta e priti në sallën e Kuvendit, ai nuk erdhi. E priti edhe në zyrën e tij, sigurisht që edhe aty nuk erdhi. Edhe në miting zotit. Berisha nuk iu dha mundësia që të fliste, mesa duket nuk do t'i jepet ndonjëherë mundësia, megjithatë mundësia e tij e vetme edhe në të ardhmen do të jetë që z. Meta t'i mundësojë atij të flasë për politikën në Kuvend, për ato që ai kupton dhe që nuk kupton".