Urdhëri i Stomatologëve, 12 kandidatë për drejtues nuk kanë plotësuar kreditet

Kanë nisur procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të Urdhërit të Stomatologëve, institucion që për herë të parë rregullohet me ligj. Nga 49 anëtarë nga të gjithë qytetet kanë rezultuar se 12 persona janë pa përmbushur kreditet. Ky detyrim i paplotësuar i heq të drejtë këtyre personave të zgjidhen në organe drejtuese dhe në anën tjetër do të çoj në heqje të liçencës.Për Urdhrin e Stomatologëve që  tashmë rregullohet me ligj,  kanë nisur procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të tij. Kandidatët janë nga 12 qarqet e vendit dhe nga 49 anëtarët e asamablesë, Ora News mëson se 12 persona rezultojnë se nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre profesionale. Këta 12 kandidatë nuk kanë plotësuar 100 kredite.Prej 5 vitesh aplikohet edukimi në vazhdim. Mos plotësimi i krediteve është kushti i parë që këta persona nuk mund të marrin drejtimin e një organi të tillë. Për këtë ka dhe një urdhër të veçantë të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj që mosplotësimi i krediteve i kushon liçencën bluzave të bardha.Urdhëri i Stomatologëve sipas ligjit është organ drejtues i këtij sektori dhe krijohet për herë të parë vetëm duke u shkëputur nga Urdhëri i Mjekut. Të gjithë stomatologët duhej të anëtarësohen në urdhërin përkatës për të përmbushur detyrimit e tyre edukuese e profesionale.