Berat, përplaset për vdekje 10-vjeçari, i preu rrugën kamionit

Një 10-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion në fshatin Samatic të Beratit. Goditja e kamionit rezultoi fatale për 10-vjeçarin, i cili mbërriti i pajetë në spitalin e Beratit. Mendohet se i mituri i ka prerë rrugën kamionit, i cili nuk ka mundur ta shmangë dot përplasjen.Berat- Një fëmijë 10 vjeç me iniciale A.H ka humbur jetën, teksa është përplasur nga një kamion. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në fshatin Samatic të Beratit, ku kamioni ka aksidentuar 10-vjeçarin.I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra si pasojë e forcës goditëse të kamionit, dhe ka mbërritur i pajetë në spitalin e Beratit.Nga informacionet e policisë, mësohet se i mituri i ka prerë rrugën kamionit, teksa mjeti i tonazhit të rëndë ishte vetëm pak metra larg vendkalimit të 10-vjeçarit.Përplasja rezultoi fatale për djalin me iniciale A.H nga fshati Samatic, që ndan Beratin me Fierin.Trupi i djalit 10-vjeçar ndodhet në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.Policia e Beratit arrestoi në vendngjarje shtetasin I.Karamani 33 vjeç, drejtuesin e kamionit me targa SK 1922 A, i cili aksidentoi për vdekje të miturin.