FOTOLAJM/ Edhe LSI me “Dy Gishta”?!
Për katër orë me radhë mbështetës të LSI-së qëndruan përpara selisë së kësaj force politike në mbështetje të kryetarit Ilir Meta në një kohë që opozita protestonte në boulevard duke kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës. Vetë qytetarët u shprehën se grumbullimi i tyre ishte për të mbështetur LSI-në dhe kryetarin Ilir Meta.Në këto ditë të forta debate nga LSI-së po përcillet një slogan I përdorur nga kryetari I Parlamentit Ilir Meta, kreu I kësaj partie "Qetësi, Dashuri dhe Solidaritet" .Edhe në seancën e Kuvendit, Ilir Meta përshëndeti deputetët e opozitës me dy gishta dhe zëdhënësi I tij duke e postuar në facebook "pagëzoi", simbolin e Partisë Demiokratike, “Liri Demokraci” me "Qetësi e Dashuri"Ndërkohë një simpatizante e LSI-së para selisë në momentin kur po i dhuronte lule Sekretarit të Përgjithshëm, Luan Rama fillimisht bën me dy gishta. Pasi e kupton gabimin, bën me grusht por sërish e kupton gabimin dhe më pas bën me dorë. Mbase ka ardhur koha që LSI të ketë një simbol të vetin.


