"Doshi", Paloka: Historia vjen erë mafie, Braho: Dëshmia pjesë e sekretit hetimor

Me krerët e grupeve parlamentare, Edi Paloka të PD, Petrit Vasili të LSI dhe kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur dëshmitë e politikanëve për çështjen tashmë të pagëzuar me emrin e Tom Doshit.Dy krerët e grupeve parlamentare hynë në organin e akuzës pa shumë bujë, ndryshe nga Spartak Braho i cili në mungesë të çantës që mban gjithmonë me vetë kishte zgjedhur të ironizonte duke marrë me vete aktorin Besart Kallaku të cilin e prezantoi si një tjetër vrasës të penduar politikanësh.Pas dëshmisë, Petrit Vasili preferoi të mos flasë, ndërsa Edi Paloka ruajti sekretin hetimor por u qëndroi akuzave të partisë Demokratike se mbi prokurorinë po ushtrohet presion në hetimin e cështjes Doshi.Demokrati thotë se nuk e di nësë e gjithë ngjarja është e vërtetë, por cilido qoftë përfundimi Paloka tha se kjo nuk i bën të pafajshëm Metën, Ramën e Tahirin.Edi Paloka: "Edhe sikur historia të mos dalë e vërtetë, gjë që unë  s'e besoj sepse nëse s'do ishte e vërtetë pse duhej ta manipulonin, ajo që është e vërtetë është që kjo kupolë e mafias dhe e shtetit për 6 muaj e ka fshehur këtë"Edhe Spartak Braho e ka ruajtur sekretin hetimor duke mos zbardhur asnjë detaj të dëshmisë, por është mjaftuar duke e quajtur cështjen një sajesë. Interesit të gazetarëve për vizitën e përfolur në Gjermani, Braho u është përgjigjur me një pyetje që gazetarët duhet tia kishin bërë Lulzim Bashës.Spartak Braho: "Dëshmia ime dhe provat në Prokurori janë pjesë e sekretit hetimor. Basha ishte në Strazburg e pyetët për cfarë ishte? Prokuroria vazhdon me seriozitet punën. Këtu ka sajesa dhe manipulimi."Pas politikanëve, radha për të dëshmuar do të jetë e zyrtarëve të lartë të policisë, ndërsa prokuroria do të nisë fazën e ballafaqimit të dëshmive mes personazheve kryesore të kësaj çështjeve, për të shkuar drejt zbulimit të së vërtetës. E vërtetë e cila sipas Tom Doshit nuk mund të zbardhet pa ndihmën e prokurorëve të huaj, ndaj edhe ditën e enjte ka zyrtarizuar kërkesën. Ora 19:38 Spartat Braho pas dëshmisë në Prokurori tha se provat që ai paraqiti ishin pjesë e sekretit hetimor.Spartak Braho: "Dëshmia ime dhe provat në Prokurori janë pjesë e sekretit hetimor. Basha ishte në Strazburg e pyetët për cfarë ishte? Prokuroria vazhdon me seriozitet punën. Këtu ka sajesa dhe manipulimi."Rreth orës 19:15 ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Edi Paloka, i cili nuk pranoi të japë deklarata në lidhje me çka kishte dëshmuar, por tha se kjo histori po vjen erë mafie dhe se mazhoranca është e përfshirë në këtë histori që po tenton të fshehë të vërtetën.Edi Paloka: Le t'ja lëmë prokurorëve nëse duan ta bëjnë publike pasi është sekret hetimi, por ajo që dua të them është se kjo cështje sa herë e më shumë po vjen ere të keqe. Erë e keqe që vjen nga mazhoranca, përpjekje të hapura të të dukshme për ta fshehur. Ne i kemi kërkuar Ilir Metës dorëheqjen pikërisht për ti dhënë mundësi drejtësisë që të funksionojë lirshëm dhe në mënyrë të pavarur, pa qenë nën presionin e pushtetit të kryetarit të Kuvendit, gjë që nuk ka ndodhur.Kemi parë dëshmitarë që zhduken, që ikën që vijne. Pamë së fundmi që i akuzuari kryesor u mor nga Gjermania nga një deputet i LSI dhe u soll të dëshmojë në Shqipëri.Pra të gjitha ngjarjet po tregojnë se kjo histori po vjen era mafia.Kjo mazhorancë është e imolikuar rëndë në këtë cështje në shumë forma, të paktën më rastin e 6 muaj të fshehjes këta edhe sikur historia të mos dalë e vërtetë gjë që unë e kam me dyshim, se pse duhet të fshiheshin? Por ajo që dua të them se kjo kupolë e mafies e ka fshehur dhe po tenton ta manipulojë."Ora 19:05 Petrit Vasili është larguar vetëm 30 minuta pas hyrjes në Prokurori, duke mos dhënë asnjë deklaratë.Braho i cili u paraqit i fundit në Prokurori u ndal për një moment përpara kamerave.I pyetor nga gazetarja e Ora News Anduena Llabani se kishte premtuar se do të sillte një video tjetër si provë, Braho u përgjigj me shaka dhe ironi se ka sjellë një tjetër dëshmitar të penduar, i cili i  ka videot.Spartak Braho: “U solla..e patë me kë erdha? Erdha me një të penduar tjetër. Ai i ka marrë të gjitha videot”Ndërkohë u mësua se Spartak Braho ishte i shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga aktori Besart Kallaku.Braho ka deklaruar se posedon prova filmike të cilat e rrëzojnë dhe hedhin poshtë versionin tashmë të bërë publik nga deputeti Doshi në lidhje me një komplot për eleminimin fizik të tij dhe Mhill Fufit.[metaslider id=478030]