Abuzoi me gradat, kërkohet 6 muaj burg për Kristaq Gervenin

Gjashtë muaj burg për Kristaq Gervenin. Kjo është kërkesa që Prokuroria e Tiranës ka depozituar në Gjykatë, ndaj kunderadmiral Kristaq Gerveni, ish- përfaqësuesi Ushtarak në misionin e NATO-s.Akuza kërkon shpalljen fajtor të Gervenit me akuzën e "pranimit të favoreve nga ushtaraku", parashikuar nga neni 72 i Kodit Penal Ushtarak.Gjatë dy takimeve bilaterale të delegacioneve të zhvilluara në NATO, Kristaq Gerveni mbajti veshur shenja dalluese të Gardës ushtarake të Admiralit, në kundërshtim me ligjin, në një kohë që ai mbate gradën kunderadmiral, sipas dekretit të Presidentit në vitin 2009.Gerveni u kallëzua nga Ministria e Mbrotjes dhe gjatë hetimit rezultoi se ai kishte mbajtur gradat e Admiralit në kundërshtim me dekretin nr 9171 datë 22.01.005. , "për gradat në karrierën ushtarke të Forcave të Armatosura ne Republiken e Shqiperise"./Oranews.tv/