Grabiten tre biznesmenë japonezë në Stamboll, u marrin 400 mijë dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2015, 12:39
Grabiten tre biznezmenë japonezë në Stamboll. Ata ndodheshin në metropolin turk për të marrë pjesë në një ekspozitë stolish, kur u grabitën shumë pranë hotelit të tyre në zonën Yenibosna.Lajmi është bërë i ditur nga agjensia Dogan, e cila raporton se grabitësit sulmuan biznesmenët japonezë, duke u marrë atyre rreth 400 mijë dollarë.Njëri prej biznesmenëve japonezë kishtë marrë plagë në kokë dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Policia turke ka nisur hetimet dhe kërkimin e tre autorëve të grabitsjes së 400 mijë dollarëve.