Iraku përparon në Tikrit, Kombet e Bashkuara dështojnë në Siri
Forcat qeveritare irakiane po përparojnë në disa fronte në Tikrit, duke zbrapsur militantët e Shtetit Islamik nga qendra e qytetit. Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët irakianë, të cilët deklarojnë se trupat ushtarake kanë arritur të marrin në kontroll zona industriale dhe sheshet kryesore në afërsi të qendrës së qytetit , por edhe disa zona më në veri të Tikrit. Autoritetet deklaruan se në duart e shtetit janë gjithashtu edhe tre spitale në jug dhe perëndim të vendit.Operacionet e forcave ushtarake të Irakut janë në ditën e 11 dhe pjesë e kësaj ofensive janë 30 mijë ushtarë. Kjo është ofensiva më e madhe e ndërmarrë nga Iraku kundër Shtetit Islamik. Kreu i shtabit, gjenerali Martin Dempsey, tha se ishte i sigurtë që operacionet do të ishin të sukseshme, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po ndihmojnë me sulme ajrore. Rrjeti BBC thotë se ka prova që militantët po përdorin gaz klorin në betjeat e tyre në tikrit.Ndërkaq sot është publikuar edhe raporti mbi konfliktin sirian, sipas të cilit kombet e bashkuara kanë dështuar në konfliktin që ka marrë jetën e mijëra njerëzve. Rezolutat e OKB-së të miratuara vitin e kaluar, të cilat kërkonin dhënien fund të vrasjeve arbitrare dhe torturave, si dhe kërkonin heqjen e barrierave për të ndihmuar popullsinë civile, kanë dështuar. Kriza në Siri filloi në mars të 2011 me protesta kundër qeverisë dhe degjeneroi në luftë civile, si pasojë e së cilës kanë vdekur 200 mijë njerëz dhe afërsisht 4 milionë të tjerë kanë lënë vendin e tyre.Popullsia është zvogëluar me 15 % dhe jetëgjatësia ka rënë me 24 vjet, nga një mesatare prej 79 në 55 vjeç. GDP e vendit ka rënë me rreth 120 miliard dollarë dhe katër nga çdo pesë sirianë jetojnë në varfëri ekstreme. Në tre vitet e fudndit, gjyma e fëmijëve kanë braktisur shkollën.