Krujë, rrëshqet toka, rrezikohet godina e maternitetit e disa banesa

Nga reshjet e rëna ditët e fundit por edhe nga ndertimet e bëra pa kriter, rrezikon të shembet godina e maternitetit të Krujës.Një masiv i konsiderueshëm dheu është shembur, duke rrezikuar edhe themelet mbi të cilat ngrihet godina e maternitetit.Në rrezik është edhe një pallat shumëkatësh, por edhe disa banesa që janë farë pranë zonës ku ka rrëshqitur dheu.I kontaktuar, drejtori i spitalit të Krujës Durim Herri, jashtë kamere shpjegon se problemi është bërë prezent në ministrinë e Shëndetësisë, dhe pritet që të lëvrohet fondi për të mundësuar pastrimin e dheut dhe më pas ngritjen e një muri që të shmangen këto rreziqe potenciale në të ardhmen.[caption id="attachment_477937" align="aligncenter" width="640"]rreshqitja e dheut2 Në foto: Rrëshqitja e dheut tek materniteti ne Krujë[/caption][caption id="attachment_477938" align="aligncenter" width="640"]rreshqitja e dheut Në foto: Rrëshqitja e dheut tek materniteti ne Krujë[/caption]