Fier, 2 fshatra pa ujë prej 4 vjetësh, banorët e Shtyllasit : Premtimet nuk mbahen
Prej 4 vitesh, rreth 5 mijë banorë të fshatrave Jarua dhe Shtyllas në Fier thonë se nuk u vjen pikë uji në çesmat e tyre.Banor : “Këtu duhet të vdesim sa më parë, se u bëmë më keq se nga kampi internimit i atëhershëm. Atëherë Enver Hoxha na e sillte bukën, ishte më mirë kurse tani u bëmë më keq”.Banor : “Disa e blejnë ujin, disa kanë hapur puse, e disa e mbushin tek autobotet. Jemi ankuar disa herë, por komuna nuk pyet për ne”.Një problem tjetër i banorëve që sipas tyre ka rreth 20 vjet që nuk gjen zgjidhje është rreth 8 km rrugë pothuajse e pakalueshme që lidh fshatrat Jarua dhe Shtyllas me komunën Levan në Fier.Gjendja e rrugës ua vështirëson lëvizjen e përditshme, ndërkohë që edhe nxënësve u duhet ta bëjnë cdo ditë në këmbë.
Banor : “Nisen fëmijët nga Shtyllasi për në Levan për shkollën, i duhet të bëjnë 8 km rrugë çdo ditë.Sipas banorëve, gjatë fushatave elektorale u ëhstë premtuar shumë, por nuk është konkretizuar asgjë.Banor : “Që kur u bë autostrada, këtu nuk hedh më sytë njeri për ta riparuar. Këtu nuk ka as ujë as rrugë”.Nëse kërkesat do të vazhdojë t'u bien në vesh të shurdhër, banorët kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën në shenjë proteste. I kontaktuar me telefon kryekomanri i Shtyllasit në Fier Xhaladin Malaj, deklaroi se problemi me ujin ëhstë sistemuar. Ishtë një problem në bllokimin e një tubacioni nga mbetjet tha Malaj, ndërsa shton se për rrugën është në pritje të lëvrimit të financimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.