Nishani dekoroi Babain Emir të Katarit, me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Në vizitën e tij në Katar Kreu i Shtetit Shqiptar, Bujar Nishani dekoroi Babain Emir të Katarit, Sheikun Hamad Bin Khalifa Al-Thani me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.Në fjalën e tij Presidenti, theksoi rolin e Kataritnë  rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare par daljen e regjimit komunist dhe theksoi se fal kontributit të rolit të Emirit të Katarit të dyja vendet janë pjesë e alenacës kundër terrorizmit.Nga ana e tij, Babai Emirit të Katarit e përcejll vizitën e kreut të shtetit si një shyllë për marrëdhëniet dypalëshe dhe siguroi se pasardhësi i tij do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve.“Vizita juaj është shenjë e qartë e marrëdhënieve vllazërore në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Jam i sigurt se Emiri do të vahzdojë rrugën time në forcimin e marrëdhënieve mes Kararit dhe Shqipërisë”, është shprehur ai.Gjatë vizitës së tij, Presidenti zhvilloi edhe një vizitë në Fondacionin e Katarit për Arsimin, Shkencën dhe Zhvillimin e Komunitetit ku theksoi rëndësinë e zhvillimit të eksperiencës në fushën e arsimit.