Australia pakt Indonezisë: Paguajmë kostot e të burgosurve nëse ndryshoni dënimin me vdekje

Australia i ka ofruar Indonezisë të paguajë të gjitha kostot e trafikantëve të drogës në burg, nëse ndryshon dënimin e tyre me vdekje në burg të përjetshëm. Propozimi është bërë nga Ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop, hapi i radhës ky i qeverisë australiane për të shpëtuar shtetasit e saj, të cilët janë dënuar me vdekje për trafik të lëndëve narkotike në Indonezi."Këto ishin diskutimet paraprake. I bëra një propozim ministres së jashtme Marsudi dhe jam ende në pritje të përgjigjes për këtë çështje delikate. Sa i përket cështjes së shkëmbimit të të burgosurve, ajo nuk e  pranoi ofertën,” tha Bishop.“Propozimi për shkëmbimin e të burgosurve u refuzua edhe më herët nga xhakarta zyrtare, e cila deklaroi se nuk është një çështje negociatash , por çështje ligjore dhe ne respektojmë ligjin,” u shpreh zëdhënësja e ministrisë së jashtme indoneziane.Myuran Sukumaran, 33 vjeç dhe  Andrew Chan, 31 vjeç u arrestuan në vitin 2005 gjatë tentativës për të kaluar një sasi heroinë jashtë kufijve indonezianë.Ata  janë mbajtur në burgun më të lartë të sigurisë në Indonezi në ishullin Nusakambangan, së bashku me shtatë të burgosur të tjerë të dënuar me vdekje, mes të ciëlve  qytetarë nga Franca, Brazili, Nigeria dhe Indonezia.12