Tom Doshi kërkon hetim ndërkombëtar

Për të tretën herë radhazi, Tom Doshi ka marrë rrugën drejt Prokurorisë së Krimeve të Rënda, këtë herë për të dorëzuar një kërkesë të paralajmëruar. Ai ka kërkuar nga Prokuroria shqiptare një hetim ndërkombëtar të çështjes. Për më shumë se 1 orë, Doshi ka qëndruar në zyrën e prokurorëve të çështjes, ku ka argumentuar kërkesën e tij. Ai ka kërkuar ekspertizën e ndërkombëtarëve në këtë çështje. Tiranë- Ndërsa në parlament zhvillohej seanca parlamentare dhe në shesh mblidheshin protesuesit e ftuar nga opozita që kërkuan dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta, deputeti Doshi ka vendosur të paraqitet në Prokurori.Rreth orës 10 e pak minuta ai ka hyrë ne ambjentet e prokurorisë dhe ka qëndruar për më shumë se 1 orë.Prokurorë të çështjes konfirmuan se Doshi ka dorëzuar në organin e akuzës kërkesën për hetim ndërkombëtar.Në rrjetin social fb, Doshi shkruan se mbetet i vendosur për ti shkuar deri në fund kësaj çështje.tom doshiNdërkaq mësohet se në orën 18:00 do të paraqiten në Prokurori, Petrit Vasili kryetar i grupit të deputetëve të LSI, kreu i grupit demokrat, Edi Paloka dhe kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.Braho ka deklaruar se posedon prova filmike të cilat e rrëzojnë dhe hedhin poshtë versionin tashmë të bërë publik nga deputeti Doshi në lidhje me një komplot për eleminimin fizik të tij dhe Mhill Fufit.Ndërsa për Fatjon Skënderin, i njohur ndryshe si Toni, prokurorët kanë kërkuar që ai duhet të qëndrojë në Shqipëri deri në mbylljen e hetimeve.Pritet që mes tij dhe të arrestuarit Durim Bami dhe Tom Doshi të zhvillohet një seancë ballafaqimi.Prokurorët kanë kërkuar sekuestrimin e tabulateve telefonike të 3 personave për të parë nëse deklaratat e tyre korrespondojnë me kohën që ata kanë komunikuar dhe nëse kjo kohë lidhet me pretendimet e Doshit.Nga prokurorë të çështjes mësohet se Skenderaj ka deklaruar se s'ka asnjë dijeni për një skenar vrasjeje dhe se është kthyer në Shqipëri për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me akuzat. Pritet që për këtë çështje të dëshmojë prokurori  i Përgjithshëm Adriatik Llalla, si dhe ish nëndretjori i përgjithshëm i policise se shtetit Agron Kuliçaj.Dje deshmoi Fatjon Skenderi, i njohur si "Toni"Fatjon Skënderi, i njohur ndryshe si Toni, ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave të drejtëpërdrejta që Doshi ka bërë ndaj tij , si personi i pajtuar nga Ilir Meta, për të organizuar eleminimin e tij fizik.Nga prokurorë të çështjes mësohet se Skenderaj ka deklaruar se s’ka asnjë dijeni për një skenar vrasjeje dhe se është kthyer në Shqipëri për të sqaruar pozicionin e tij në lidhje me këto akuza.