16 min seancë, opozita bllokoi foltoren, Meta: Do jem në zyrë, ma përqafoni Doktorin
Seanca e kësaj të enjteje, do të regjistrohet si një rekord në historikun e parlamentit shqiptar. Ajo ka zgjatur vetëm 16 minuta.I përpiktë, pas kërkesës së opozitës për të nisur në kohë seancën, kryeparlamentari Ilir Meta i çeli në orën 10:00 punimet.Me të njëjtin skenar të një jave më parë, opozita zaptoi foltoren e Kuvendit. Me një zë, demokratët i kërkonin Ilir Metës dorëheqjen.Por me sa duket, edhe mazhoranca ishte përgatitur për t'iu përgjigjur këtij skenari. Kryeparlamentarti Ilir Meta, vijoi me rendin e ditës, por në mënyrë të përshpejtuar.Votimi, u shoqërua me momente tensioni nga radhët e shumicës, ku nënkryetari i grupit parlamentar u pa t'i tërhiqte vëmendjen deputetëve për paraqitjen me vonesë në seancë. Ndërkohë, disa deputetë u panë të votonin për kolegët e tyre.Ndërsa votohej, erdhi në seancë ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.Seancën nuk e arriti dot as ish-kryeministri Sali Berisha, që ngjiti shkallët e Kuvendit, ndërsa votimi kishte mbaruar. Por Ilir Meta nuk e harroi.
Meta: “ Ju përshëndes. Ju uroj suksese për mitingun. Unë do shkoj në zyrën time, ju vazhdoni në punën tuaj. Respekte dhe të fala Doktorit. Të fala shumë Doktorit, ma përqafoni. Mirupafshim, faleminderit. Seancën e ardhshme do ta njoftoj në media. Jeni shumë të mirë, jeni të mrekullueshëm”.Jashtë sallës së Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e lexuan si frikë të shumicës, mbylljen me nxitim të seances.Kryeministri Edi Rama zgjodhi edhe këtë herë ti përgjigjej jashtë parlamentit. Prerazi tha se shumica është imune ndaj frikës.[caption id="attachment_477897" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Seanca sot 12 Mars 2015[/caption][caption id="attachment_477898" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Seanca sot 12 mars 2015[/caption]Kryeministri Edi Rama zgjodhi edhe këtë herë ti përgjigjej jashtë parlamentit. Prerazi tha se shumica është immune ndaj frikës.Edi Rama: Unë kam qenë gjithnjë i bindur se toleranca e tepruar ndaj kësaj opozite që kërkon të përdorë parlamentin për mitingje, pasi kemi pasur një pafundësi seancash të kthyera në mitingje brenda parlamentit, është një tolerancë që nuk sjell asgjë tjetër përvese vet dëgjenerimin e parlamentit. Jam i bindur se pas kësaj parlamenti duhet ti ktheheht plotësisht rregullores dhe gjithsesi duhet të respektojë plotësisht rregulloren”.