Kim Jong Un bashkë me motrën e tij për një vizitë në një njësi ushtarake

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka vizituar një njësi ushtarake së bashku me motrën e tij Kim Jo Jong. Imazhet e inspektimit janë publikuar nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut KRT .Në foto kreu i vendit komunist shfaqet duke ecur perreth ishullit Sin , në të cilin janë vendosur forcat e linjës së parë të mbrojtjes në bregdetin lindor të Koresë së Veriut. Siç edhe shihet në imazhe, Kim është i shoqëruar jo vetëm nga motra e tij , por edhe nga zyrtarë të lartë të partisë, mes të cilëve zëvendësdrejtori i komitetit qëndror i partisë së punëtorëve të Koresë së Veriut.Motra e liderit, Kim Jong Jo është e vetmja anëtare e familjes përveç kreu të shtetit e angazhuar brenda qeverisë. Megjithatë, sic zakonsiht,  KRT nuk ka bërë të ditur datën e këtij inspektimi. Fotot e publikuara nga Koreja e Veriut vjen në kohën kur Koreja e Jugut po përgatitet për stërvitejn e përbashkët vjetore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Koreja e Veriut është kundër kësaj stërvitje, të cilën e konsideron provë lufte.