Vlorë, banorët e fshatit Trevllazër në protestë, 6 muaj pa ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2015, 22:42
Vlorë-Banorët e fshatit Trevllazër 20 km larg Vlorës, kanë protestuar pasi uji i pishëm mungon prej 6 muajsh.Me dhjetra banorë kërkuan nga komuna Novoselë zgjidhjen e situatës së rënduar, pasi janë të detyruar të blejnë ujë ose t'a transportojnë me kafshë për disa kilometër.Nëse problemi nuk gjen zgjidhje banorët shprehen se do të pershkallezojnë protestat duke bllokuar rrugën e komunës Novoselë dhe të autostradës Vlorë-Levan.