Protesta në Ferguson, qëllohen 2 policë
Dy oficerë policie u qëlluan gjatë një proteste jashtë departamentit të policisë së Ferguson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi i policisë së Saint Luis, Jon Belmar, tha se një oficer u qëllua në fytyrë dhe tjetri në supe. Ai shtoi se policët janë plagosur rëndë, por janë jashtë rrezikut për jetën. Belmar tha se të paktën tre të shtëna u dëgjuan pak pas mesnatës, pasi një turmë protestuesish ishin nisur për të marshuar dhe krijuar incidente.Kreu i policisë gjithashtu deklaroi se ishte i bindur se plumbat ishin planifikuar direkt për policët e tij dhe se nuk ishin plumba qorr apo të rastësishëm. Ngjarja vjen vetëm disa orë pasi shefi i policisë së Fergusonit dha dorëheqjen pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Sipas këtij raporti, departamenti i policisë së Ferguson ka abuzuar me detyrën dhe ka vepruar shpesh mbi motive racore.Protestuesit kishin kërkuar pezullimin nga detyra të Thomas Jackson që pas vrasjes së adoleshentit majkëll Braun gushtin e klauar, e cila çoi në protesta masive jo vetëm Fergusonin, por edhe Nju Jorkun, Washingtonin, Kaliforninë etj. Pas raportit dhanë dorëheqjen edhe tre zyrtarë të lartë të policisë së Ferguson, teska debati mbi racizmin në Shtetet e Bashkuara ka prekur nivelet më të larta.