Protesta e 12 Marsit, PD: Në shesh 300 mijë vetë, Vetëm fillimi. Basha: Meta e Rama ik. Pranë LSI mblidhen mbështetësit e saj

Mijëra mbështetës të opozitës të ardhur edhe nga rrethet u mblodhën paraditen e 12 marsit 2015,  në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për kërkuar dorëheqjen e Metës si dhe për të larguar ato që kreu i PD- së, Lulzim Basha i quajti "Kumbarët në pushtet" . Para protestuesve, Basha tha se dy Don-ët e mazhorancës i kanë duart e lyera me gjak dhe duhet të ndalin presionet ndaj prokurorisë për të garantuar hetim të drejtë të çështjes Doshi. Protesta e nisur në orën 11:00 u mbyll paqësisht në orën 11: 40 minuta dhe sipas demokratëve kanë qenë 300 mijë shqiptarë në shesh.Ndërkohë tek selia e LSI-së, pranë sheshit "Willson" qëndruan të mbledhur simpatizantë të LSI-së, nga mëngjesi deri në mbarim të protestës së opozitës Tiranë- Pas fjalimit të kreut të opozitës  mijëra protestues  të ardhur me autobusë edhe  nga disa qytete të vendit u shpërndanë paqësisht me pankartat dhe flamujt e PD ne dorë.Si nisi protestaProtestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin "Skënderbej" dhe pasi me ta u bashkuan dhe kreu i PD-së, Basha, ish kryeministri, Sali Berisha vijuan marshimin drejt kryeministrisë ku ishte ngritur dhe podiumi. Protestuesit mbanin pankarta në duar ku shkruhej: Poshtë mafia në pushtet. Stop Metastazat"Basha: S'ndalemi derisa Ilir meta e Rama te ikin.   Përpara mbështetësve Lulzim Basha foli për një bashkim shqiptarësh si kurrë më parë."Dëgjoni thirrjen e shqiptarëve të bashkuar. Meta e Rama ik" deklaroi Basha ndërsa thirrja e tij u shoqërua me thirrjen në kor të protestuesve: "Rama e Meta ik. O sot o kurrë"Basha kërkoi të ndalin presionet ndaj prokurorisë për të garantuar hetim të drejtë të çështjes Doshi."Rama-Meta- Tahiri, një sekt mafioz.  I kërkojmë Edi Ramës të ndalë trysninë brutale ndaj organit të akuzës. Ta çojë ministrin e Brendshëm për ndjekje penale për mbajtjen të fshehtë të denoncimit të paprecedentë. Huligarkë pa din e imam."Kreu i Partisë Demokratike, premtoi se kjo qeveri do e ketë përballë opozitën, deri sa vendi të çlirohet nga krimi dhe lajmëroi se  opozita do i ofrojë një ofertë të re qytetarëve."I themi shkelësve të ligjit dhe të akuzuarve për vrasje, si do ta kenë emrin Ilir, Edi, Emiljano apo Hakmarrje për drejtësi se jemi shumica e patrembur e shqiptarëve.  Jemi këtu përballë derisa të çlirojmë vendin nga krimi dhe drejtësia të bëhet. Është koha për një zgjim të vrullshëm. Jemi jo vetëm për ta ndalur por për ta larguar.Shqiptarët kanë nevojë për një ofertë të re dhe ju jap fjalën se Shqipëria do të ketë ofertën e re. Nuk ndalemi derisa të ketë ligj e drejtësi, dhe të marrim më të të mirën vendin. Nuk ndalemi derisa të shporrim të keqen dhe Ilir Meta e Edi Rama të largohen.Ky është bashkimi i parë që tregon se qeveria Rama- Meta është rrëzuar moralisht. Ilir Meta dëgjo zërin e qytetarëve jep dorëheqjen. Edi Rama mos bëj hesape me krimin, bandat e Ilir Metën" tha Basha.[caption id="attachment_477831" align="alignnone" width="640"]protesta e 12 marsit Ne foto: Lulzim Basha duke folur ne protesten e 12 Marsit 2015[/caption] [caption id="attachment_477832" align="alignnone" width="640"]protesta e PD Protesta e opozites 12 Mars 2015[/caption]Ora News me transmetimet e saj direkte ndoqi hap pas hapi gjithë protestënOra 13: 50 Ne proteste 300 mije shqiptare.  Ky ishte vetëm fillimiPërmes një deklarate për shtyp menjëherë pas përfundimit të protestës, Partia Demokratike thotë se në shesh ishin vetëm 300 mijë shqiptarë dhe se ku ishte vetëm fillimi. Gjithashtu i kërkon policisë të identifikojë personat e thirrur me armë"E kuptojmë shqetësimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës nga 300 mijë shqiptarë që u derdhën në shesh për të protestuar. Ky ishte vetëm fillimi. Policia të identifikojë personat e thirrur nën armë nga Ilir Meta.  Pjesa me e madhe me precedentë kriminalë të promovuar në nivelet më të larta të pushtetit" thuhet në deklaratë Ora 12: 00 Gazetarja Klementina Cenkollari informon “ka pasur një kordon me mbështetës të PD-së që ka qenë paralelisht në gardh me uniformat e policisë së shtetit para ambienteve të kryeministrisë për të  evituar çdo tensionim të situatës. Identifikoheshin me një shirit blu në krah”Ora 11: 30 Mbajne fjalen ne podium  Arben Ristani: “Protesta është e vetmja mundësi e shqiptarëve". Edi Paloka: "Nuk mund të vazhdojmë më të flenë me kriminelë dhe paradite të fusin në burg qytetarët e thjeshtë. Ikni një orë e më parë se ne nuk ju duam.  Jemi këtu ti themi Ramës zhduku se kjo qeveri nuk mund të vazhdojë më "Ora 11:20 Protestuesit nga sheshi "Skenderbej" u zhvendosen drejt kryeministrisë dhe në podiumin e ngritur po mbajnë fjalën e tyre disa të rinj.Protestuesit mbajnë pankarta në duar ku shkruhet: Poshtë mafia në pushtet. Stop Metastazat.[caption id="attachment_477839" align="alignnone" width="640"]Protesta e Opozites para kryeministrise Protesta e Opozites para kryeministrise[/caption][caption id="attachment_477737" align="alignnone" width="640"]protesta 12 mars 2015 Ne foto : Protesta e opozites para kryeministrise, 12 mars 2015[/caption]Ora 11:12: Kryetari i PD-se Lulzim Basha del nga selia e PD-se ti bashkohet protestuesve.[caption id="attachment_477716" align="alignnone" width="640"]basha Basha del nga selia e PD-se i bashkohet protestuesve, 12 mars 2015[/caption][caption id="attachment_477844" align="alignnone" width="640"]PROTESTA LSI Nderkohe para LSI-se, te sheshi "Willson" ishin mbledhur simpatizante te saj[/caption]Ora 10: 40 Policia porosit kujdes mund te kete te armatosur brenda turmes Ora 10: 30 Meta e Rama mbyllin seancën: Mi bëni të fala doktorit. Berisha: Maxhoranca firmosi kapitullimin[caption id="attachment_477675" align="alignnone" width="640"]parlament 2 Deputetet e PD-se bllokojne podiumin, 12 mars 2015[/caption][caption id="attachment_477695" align="alignnone" width="640"]Meta ne kuvend Meta mbyll seancen. Zgjat vetem 16 minuta e i con te fala Berishes, 12 Mars 2015[/caption][caption id="attachment_477680" align="alignnone" width="640"]sali berisha.JPG 1 Berisha flet nga jashte parlamentit, 12 Mars 2015[/caption]Ora 10:00 Paloka:  Protesta paqesore por Rama- Meta të mos provokojne Ora 09: 50 Në oborrin pranë selisë së LSI-së janë mbledhur mbështetës të shumtë. “Jemi të përgatitur të ruajmë rendin kushtetues” thonë mbështetësit.Ora 09:30 FNSH rrethon Kuvendin e prane Kryeministrise. Shikoni videon [caption id="attachment_477624" align="alignnone" width="640"]Makinat e policise ne gadishmeri Makinat e policise ne gadishmeri[/caption]Mobilizimi i mbeshtesve te PD-se ne rrethe. Nisja me autobuse drejt Tiranes 09: 25 Nga Korça: Nisja prej orës 06:00, mendohet 4000 mbështetësGazetari Artin Halili informon: “Edhe nga Korça ka pasur një numër të konsiderueshëmtë mbështetësve të PD-së që janë nisur drejt Tiranës. Nisja ka nisur që prej orës 06:00, për shkak edhe të largësisë.Sipas raportimeve të PD, nga Korça dhe fshatrat përreth mendohet të jenë nisur 3000-3500 persona.  Sipas Andrea Manos janë nisur 4 autobusë me qytetarë dhe pjesa tjetër me mjete personale. Ndërkohë nga Progradeci janë nisur 2 autobusë. Kreu i PD-së Pogradec, Renato Preza, flet për 400 persona. Mendohet se në total nga qarku i Korçës të jenë nisur në total 4000 persona. Ndërkohë në pjesën hyrëse dhe dalëse të qytetit ka pasur mjaft patrulla policie. Po kështu dhe në Pogradec. Krahasuar me protestën e kaluar numri i mbështetësve të nisur nga ky qark mendohet të jetë i njëjtë dhe pse ishte menduar se do të ishte më i madh”.09: 18 Nga Shkodra: 6000 mbështetës, ishin deklaruar 10.000 djeGazetari Bepin Kolvataj informon “ Sipas informacioneve të PD-së, në total nga qarku i shkodrës janë 6000 mbështetës që janë nisur drejt Tiranës. Vetëm nga zona përpara teatrit “Migjeni” janë nisur 5 autobusë. Ndërkohë nga komunat, rrethi i Malësisë së Madhe dhe Pukës janë nisur në mënyrë të organizuar autobusë të tjerë me mbështetës. Po kështu PD bën me dije se një pjesë e madhe e mbështetësve janë nisur me mjete personale. Nga informacionet e deritanishme mësohet se nuk ka pasur probleme sa i përket ndalimit të tyre nga policia. Asnjë prej tyre nuk është ndaluar. Një ditë më parë PD e Shkodrës tha se 10. 000 persona kanë deklaruar se do ti bashkohen protestës. Deri tani janë nisur 6000, ndoshta në minuta në vijim do ketë nisje të tjera”.09: 12 Nga Dibra:  4000 mbështetës, policia ka bllokuar 4 furgonëKorrespondenti Arjan Zefi informon: “Janë nisur mbi 4000 mijë persona. Nisja ka qenë e organizuar, me autobusë, furgonë dhe makina private. Ka pasur forca të shumta policie në dalje të Dibrës, në vendin e quajtur Ura e Topojanit. Kanë ushtruar kontrolle të imtësishme të drejtuesve të mjeteve si dhe pasagjerëve. Forca të shumta polic ie dhe kontrolle ka pasur dhe në dalje të Burrelit. Sapo jemi njoftuar se 4 furgonë nga komuna Lurë janë bllokuar nga policia. Mësohet se ata janë nisur nga Rrësheni, pasi kjo komunë e thellë vijon të jetë e izoluar nga dëbora”.09:00 nga Vlora: Janë nisur 2000-2500 mbështetës.Korrespondentja Jerola Ziaj informon: “4 autobusë janë nisur në 07:30 në afërsi të xhamisë dhe 3 të tjerë janë nisur më pas në hyrje të autostradës së Vlorës. Nisja ka qenë e organizuar. Qytetarë të shumtë janë nisur dhe me makina personale. Mendohet të jenë 2000-2500 persona të nisur nga Vlora. Në dalje të qytetit të Vlorës ka qenë një postobllok i organizuar i policisë, më tej dhe përgjatë autostradës ku ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për të minimizuar çdo akt të mundshëm dhune. Mbështetësit demokratë janë njoftuar dhe nga PD Vlorë që të kenë me vete mjetet e identifikimit, që mos të ketë ndalesa dhe kthime gjatë rrugës”.Ndërkohë që në Elbasan, dega e PD-së së këtij qyteti tha se autobusët me mbështetës nga Elbasani do të nisen në orën 09:00.Në të njëjtën orë do të nisen edhe nga Durrësi. Kreu i PD-së për këtë qytet, Osman Stafa thotë se 7 mijë persona do nisen drejt Tiranës.Dhjetëra autobusë janë nisur nga Lezha.  Kreu PD Lezhë, Paulin Marku,  flet për 1500 protestues.          Ora 08:22 Autobusë me mbështetës nisen edhe nga Fieri dhe PogradeciEdhe nga Fieri dhe Pogradeci janë nisur autobusë me mbështetës të PD. Kreu i PD-së Fier, Luan Baçi tha se nga ky qytet janë nisur disa autobusë, pa përcaktuar numër të tyre.“ Kemi inforfmacione që policia do të na pengojë, ka ngritur postbllok tek Vija e Ngjalës. Kontroll për persona në kërkim e problematikë” tha Baçi.Ndërsa kreu i demokratëve të Pogradecit Preza tha se 400 mbështetës nga Pogradeci janë nisur drejt kryeqytetit. Ora 08:01  Në Kukës kreu i PD-së, Arif Rexhmati, tha se protesta e sotme është kundër keqqeverisjes.“Protesta jonë  është paqësore, kundër keqqeverisjes. Është një protestë ndaj vrasjeve të porositura dhe kundër varfërisë” u shpreh ai.[caption id="attachment_477569" align="alignnone" width="640"]Autobusi  ne kukes Kreu i PD-se Kukes, Arif Rexhmati, dhe autobusi me protestues gati per tu nisur ne Tirane, 12 mars 2015[/caption][caption id="attachment_477568" align="alignnone" width="640"]Autobuset nga Kukesi, protesta 12 mars 2015 Kreu i PD-se Kukes dhe autobusi me protestues gati per tu nisur ne Tirane, 12 mars 2015[/caption]Policia forcon masat Që në orët e para të mëngjesit nga policia e shtetit ka nisur focimi i masave të sigurisë përreth Parlamentit, pasi sot është edhe seanca plenare.Pse proteston PD?Protesta është thirrur nga PD edhe për të nxitur dekriminalizmin e Kuvendit deri në largimin e Metës.Por arsyet pse ftohen shqiptarët të dalin sot në shesh nuk lidhen vetëm me dekriminalizimin.Për demokratët, prostesta bëhet edhe kundër kriminalitetit e atentateve që kanë cënuar sigurinë e jetës, si edhe varfërinë e faturimet abuzive, për të cilat opozita ka ngritur shqetësimin se po krijon drama sociale. Masat e policisePolicia e Shtetit bëri publike dje planin e masave për mbarëvajtjen e protestësJa akset rrugore ku nuk do lejohet qarkullimi i mjeteveJa akset rrugore ku nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve  Ambasada SHBA: Shmangni zonat ku do mbahet protestaPolicia: Kontrolle dhe për persona që mund të lëvizin me armë(Shenim:Per pergatitjen e lajmit ndihmuan gazetaret: Everest Dedaj, Klementina Cenkollari, Bepin Kolvataj, Jorela Ziaj, Artin Halili, Arjan Zefi, Besjana Kuçana, Suela Gera)