Vrasje e trefishtë në Prizren, policia shpall në kërkim dy persona
Tre meshkuj janë vrarë afër udhëkryqit, pas një shkëmbimi më armë zjarri, tek hyrja e vjetër e spitalit në Prizrenit, afër sallës së sporteve të gjimnazit shkencor. Viktimat janë Ferdi Shishko Haki Thaçi dhe Bilgin Ersoi, që tre nga Prizreni.Vrasja dyshohet të jetë bërë me paramendim, ndërsa dëshmitarë, që kanë njohur viktimat dhe personin e dyshuar, për të cilin mendohet se është autori i vrasjes flasin se shkak i krimit mund të jetë një sherr i mëparshëm në mes të përfshirëve në këtë rast.Drejtori i policisë në Prizren, Nexhmi Kransiqi, ka thënë se policia ka marrë në pyetje disa persona, në cilësinë e dëshmitarëve të rasitit, ndërsa dyshon se autor i krimit është personi me inicialet E. Sh., nga lagja “Tusuz” në Prizren, pasi ka qenë në hasmëri me viktimat.Megjithatë, pas vrasjes dorasi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati.“Policia ka gjetur veturën e braktisur “Golf 2” me të cilën dyshohet se dorasit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa në të janë gjetur gjurmë gjaku, që çon në dyshimin për shkëmbim zjarri mes dorasit e viktimave”, ka thënë Krasniqi.Ai tha se policia është në kërkim të tyre. Për të kapur autorët janë shtuar patrullimet dhe është organizuar operacioni policor ‘unaza e çeliktë”.Sipas nënkolonel Krasniqit, tek njëra nga viktimat në brezin e tij është gjetur një pistoletë.Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë se ende nuk ka informata të sakta për motivet e vrasjes.“Policia dyshon se autorë janë dy persona, pasi në vend ngjarje janë gjetur gëzhoja të dy armëve, të kallashnikovit dhe të pistoletës”, ka thënë ai.Policia nuk ka konfirmuar nëse të dy armët janë shkrepur nga i njëjti apo nga dy persona. Një shtëpi është bastisur në kërkim të një të dyshuari, por policia nuk ka dhënë hollësi.Viktima Thaçi është nga lagja “Tusuz”, ndërsa Ersoji nga “Tabakhanja”. Viktimat janë të moshës mbi 30 vjeçare. Dy prej tyre janë të moshës 33 dhe 35 vjeçare, ndërsa nuk dihet për viktimën e tretë.Gjurmë të shumta gjaku kanë mbetur në vendin ku ndodhi krimi, ndërsa nga plumbat janë dëmtuar disa vetura të cilat kanë qenë të parkuara përreth. Policia ka konfirmuar se viktimat janë të njohur si persona problematik, ndërsa F. Shiko ka dalë para pak kohe nga burgu pas një vepër tjetër penale.Dëshmitar të rastit kanë thënë se krismat kanë qenë tejet të fuqishme, ndërsa dyshohet se kanë qenë vrasje me paramendim për motive të hakmarrjes. Sipas tyre, dorasi dhe viktimat kanë qenë shokë, por në vitin 2013, pas një zënke mes tyre, tek qendra tregtare “Abi 2” , afër spitalit ishte therë me thikë i dyshuari E.SH, rreth 45 vjeçar banues në lagjen Tusuz.Sipas tyre ai ka qenë për një kohë pavetëdije në spital. Në këtë pistë janë drejtuar edhe hetimet e para të policisë. Nënkolonel Krasniqi, konfirmon atë që kanë thënë burimet e gazetës.Sipas dëshmitarëve, hasmëritë mes tyre janë përkeqësuar edhe më tepër, pasi tri ditë më parë, viktimat kishin përsëritur sherrin, pasi ia kishin rrahur djalin të dyshuarit të krimit. Ky, rast ndërkaq nuk konfirmohet nga policia.Ky ndërkaq është rasti i dytë i vrasjes së trefishtë, pas luftës në Prizren. Disa vjet më parë, tre djelmosha të tjerë janë vrarë në qendrën e qytetit “Shadërvan”./Zeri/