“Feliksi” shqiptar që kërkon të blejë vilën e Millosheviç për 3.5 mln euro

Biznesmeni shqiptar, Qazim Osmani, i njohur si “Feliksi” dhe i përfolur për lidhjet e tij me yjet serbe, ka vizituar shtëpinë luksoze të Sllobodan Millosheviçit, pronar i së cilës synon të bëhet.Gazeta serbe“Kurir” shkruan se Osmani ka kërkuar nga ish-ministri Millutin Mrkonjiç, një nga themeluesit e Partisë Socialiste, më shumë informacione rreth shtëpisë luksoze në “Tolstoj 33” në Dedinjen e “famshme”, e cila është në shitje prej tre vitesh.Shqiptari mesohet se ka ofruar edhe çmimin prej 3.5 milionë euro për ta blerë vilën.“Unë e dua Beogradin sepse është qyteti më i fuqishëm dhe unë dua të jetoj këtu. Nuk dua të komentoj asgjë rreth shtëpisë” mësohet të ketë thënë Osmani.Për biznesmenin shqiptar fakti se shtëpia është pronë e ish-liderit gjakatar serb, nuk përbën pengesë për ta bërë pronë të tijën, nëse ajo përmbush pritshmëritë e tij.“Kam parë shumë shtëpi, jo vetëm këtu. Unë jam duke kërkuar për diçka të veçantë. Çfarë rëndësie ka nëse shtëpia është e Sllobo-s apo Hitlerit, nuk do të ndikojë në vendimin tim. Unë nuk i frikësohem askujt”.[caption id="attachment_475930" align="alignnone" width="619"]cazim-osmani-vila-slobodan-milosevic-foto-nebojsa-mandic-1425757314-623333 Biznesmeni shqiptar Qazim Osmani, i njohur ndryshe si "Feliksi"[/caption]