“Gulf” dhuratë femrave shofere, karburant falas dhe lule për festën e gruas

Dita e Gruas, është pritur ndryshe nga femrat shofere, të cilave iu është dhuruar 10 litra karburant nga kompania “Gulf”, shoqëruar me lule, dhuratë simbol për këtë ditë.Femrat në timon për pak minuta janë gjendur në një atmosferë feste, që për përfaqësuesit e kompanisë "Gulf" përpos idesë inovative, ka qenë kryefjala e kësaj dite."Gulf", operon ne një treg të gjerë në më shumë se 100 vende të botës dhe ky është viti i dytë rradhazi që për shoferet femra shpërndahen dhurata, duke u kthyer kështu në një traditë.