8 Marsi i një tregtareje, nostalgji për organizimin e festës në komunizëm
8 Marsi nuk ka asnjë dallin nga ditët e tjera për 68 vejçaren Pajtime Kotroçi. Si çdo ditë ajo shet në treg me orar të zgjatur, nga mëngjesi deri në orët e vona të darkës për të siguruar të ardhura për familjen. “ Herët e fillojmë me thënë të drejtën, dalim nga shpia që në orën 03:00 të natës që shkojmë dhe marrim mallin atje dhe llogarite që shkojmë në shtëpi pastaj në orën 20-21:00, tërë ditën këtu”.Bashkëshorti i saj është i sëmurë dhe ka nevojë për kujdes dhe para për ilaçet, të cilat duhet t’i sigurojë Pajtimja e cila punon në tregun e Pazarit të Ri që prej 20 vitesh.“ Na ranë dhe hallet dhe sëmundjet njëra pas tjetrës, burrin e kam të sëmurë, vetë e sëmurë jam po nga e keqja punoj këtu se nuk na del terezia”.Do të donte që 8 Marsi të ishte ndryshe edhe për të. Nuk pret as dhurata të shtrenjta, dreke apo darke në restorant.Pajtimja e pranon që nuk ka mundësi të ketë asnjërën prej tyre, ndaj dhe ka nostalgji për mënyrën se si festohej kjo festë para viteve '90.“ Shkonim nëpër lokale me kolektivin e punës që kemi qenë. Tani këtu, secili shikon…”Luljeta Saliu tashmë është pensioniste dhe ditën e 8 Marsit e ka nisur duke dalë shëtitje me nipin.Me keqardhje ajo thotë se edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite demokraci përsëri gratë në Shqipëri janë të nënshtruara. “ Kanë shumë dhe i mungojnë shumë këto... Gjithë jetën gruaja është ndjerë e nënvlerësuar, gjithë jetë kështu ka qenë. Është akoma ai mentaliteti i njeriut që gruaja është e nënshtruar”. Këtë 8 Mars Luljeta do ta festojë së bashku me vajzat e saj.“Unë do tu them të dy vajzave të vinë dhe të dalim pastaj në familje të bëjmë një drekë bashkë. Të dy vajzat më sollën një dhuratë”.Pajtimja dhe Luljeta japin këto urime për gratë shqiptare.Pajtimja: “ Ju uroj Gëzuar 8 Marsin dhe kalofshin sa më mirë me burra, me fëmijët, me të gjithë të dashurit e tyre që kanë”.Luljeta: “ Për të gjitha gratë uroj për 8 Marsin të kenë sa më shumë lumturi, paqe dhe gëzi8m në familjet e tyre”.