Kur puna të robëron, gruaja në Elbasan: 25 vite martesë, kam festuar një 8 Mars

Të gjitha kanë dëshirë të festojnë, por kushtet dhe rrethanat nuk i lejojnë. Për këtë zonjë në Elbasan dëshira për të festuar është, por mundësitë janë të pakta.“ 8 Marsin Vallahi për 25 vjet vjet, një herë e kam festuar”.“Nëse nuk punoj, lë familjen pa bukë”, rrëfen Habibe Sinani, e cila shton se e vetmja ditë pushimi për të është 1 janari, dita e parë e vitit kur nuk ka xhiro fare në treg.“ Dua shumë të festoj por nuk kemi mudn ësi. Duhet të punoj, të nxjerr ditën, të nxjerr bukën për sot. Po ikëm në festë do mbetemi pa ngrënë.Çdo ditë dal në treg, vetëm një ditë të Vitit të Ri rri në shtëpi”.Kjo nënë sot mban peshën e familjes. Madje ajo kishte harruar që sot ishte 8 Marsi, dita kur ajo duhet të ishte e përkëdhelura e familjes së saj.“ Nuk mundem sot të festoj. Do nxjerr 5 lekëshin të ushqej familjen. Po festova unë të tjerët do mbeten pa ngrënë, është e vështirë. Kam harruar, tani ma kujtuan shoqet”.E përfshirë nga puna e përditshme, ajo ende nuk kishte marrë një dhuratë. Ora News në Elbasan i dhuroi kësaj zonje një buqetë me zymbyla, simbol edhe i radhjes së pranverës, duke i uruar 8 Marsin.