Panairi i turizmit në Berlin, Ahmetaj: Rritje dy-shifrore të turistëve gjatë 2015
Shqipëria ka prezantuar vlerat turistike në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin. 18 operatorë turistikë nën logon “Guri i fundit i pazbuluar i Europës” kanë promovuar vlerat dhe mundësitë që ofron Shqipëria.Ministri Ahmetaj në fjalën e mbajtur në hapjen e ceremonisë deklaroi se pritet rritje me dy shifra e turistëve.Shqipëria pret rritje të numrit të turistëve me dy shifra gjatë 2015.Gjatë fjalës së mbajtur në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, Ministri Arben Ahmetaj deklaroi se interesi për vendin tonë ka qenë disa herë më i madh krahasuar me vite më parë.Ahmetaj ndër të tjera theksoi se duhet të punohet ende për imazhin në mënyrë që të afrohen sa më shumë turistë.Shqipëria u përfaqësua në këtë panair me 18 operatorë turistikë nën logon "Guri i fundit i pazbuluar i Europës”.