Bllokimi i përgatitjeve, KVV: Shkak ndarja territoriale e mosndryshimet në kod

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka ngritur shqetësimin për mungesën e ndryshimeve në Kodin elektoral, pasojë e ndarjes së re administrative, që po bllokojnë miratimin e zonave të administrimit zgjedhor.Pikërish në ditën e përcaktur si afati i fundit i parashikuar në kod për propozimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, Koalicioni i Vëzhguesve vë alarmin për vonesën në realizmin e këetij proçesi, që sipas vëzhguesve kërkon edhe vullnet politik."Ngritja e KZAZ-ve e cila shënon në vetvetë intensifikimin e proceseve që duhen përgatitur për realizimin e procesit zgjedhor të datës 21 qershor 2015, tashmë është e pamundur dhe ka ngecur për shkak të paplotësisë ligjore e konkretisht për shkak të mosndryshimit të Kodit Zgjedhor, të paktën përsa dikton ligji i ri ndarjes administrativo-territoriale.Në kushtet e paplotësisë së Kodit Zgjedhor, KQZ nuk mund të miratojë Zonat e reja të Administrimit Zgjedhor dhe as partitë politike përgjegjëse nuk mund të bëjnë propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve, pasi një nga kriteret është vendbanimi brenda ZAZ-së përkatëse", thuhet ne deklaratë.Koalicioni shprehet mjaft i shqetësuar për tensionin e lartë politik në vend dhe veçanërisht për mungesën e komunikimit dhe vullnetit për të bashkëpunuar midis mazhorancës dhe opozitës në ndërmarrjen e reformës zgjedhore dhe reformave të tjera të domosdoshme.Koalicioni nxit forcat politike dhe veçanërisht deputetët e tyre në Parlament që, në kushtet e pamundësisë për një Komision të Posaçëm Parlamentar, të angazhohen të gjithë për shqyrtimin sa më parë dhe miratimin e përbashkët të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke ruajtur traditën institucionale të bashkëpunimit në këtë proçes, si një shenjë besimi reciprok në përcaktimin e kuadrit rregullator të garës elektorale.