Fier, gjysëm shekulli martesë, çifti ka festuar 50 "8 Mars-a" bashkë
Drita dhe Pandi Lule janë një çift nga fshati Topojë i komunës Seman në Fier. Prej 50 vitesh bashkë, ata i kanë kaluar të 70 vite të jetës.72-vjeçarja tregon se 8 Marsin e ka festuar edhe para viteve ‘90 , kryesisht me tufa mimozash nga fëmijët e saj.Sot dhuratat për të vijnë nga bashkëshorti, për të cilin thotë se në 50 vjet martesë, debatet kanë qenë inekzistente, dhe këtë gjë ajo dëshiron edhe për fëmijët e nipërit e mbesat që jetojnë jashtë shtetit.Origjina e 8 Marsit daton në vitin 1908 dhe është e lidhur me një ngjarje tragjike të vdekjes së 129 punëtoreve në një fabrikë tekstili në Nju Jork, që u përfshi nga flakët teksa bënë grevë kundër kushteve ekstreme të punës.Në Shqipëri 8 Marsi, që në kohën e monizmit festohej si “Dita e Nënës”.