Kakavijë, kapen me 550 gr heroinë në makinë, dy në pranga

Dy persona ranë në prangat e policisë për trafik lëndësh narkotike. Shtetasit Mandi Arapaj dhe Luan Bakaj u arrestuan sot në pikën kufitare të Kakavijës.Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën me të cilën udhëtonin, poshtë sedijes së shoferit është gjetur një pako e dyshimtë.Nga ekzaminimi paraprak ka rezultuar se brenda pakos gjendeshin 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.[caption id="attachment_476152" align="alignnone" width="640"]makina me droge Në foto: Makina me të cilën udhëtonin 2 të arrestuarit, në të cilën u gjet lënda narkotike[/caption][caption id="attachment_476154" align="alignnone" width="640"]droga 1 Në foto: Pakoja me lëndën narkotike, e sekuestruar në Kakavijë[/caption][caption id="attachment_476155" align="alignnone" width="640"]droga 2 Në foto: Pakoja me lëndën narkotike, e sekuestruar në Kakavijë[/caption]